Së shpejti, një 'Pol i Tretë', si shanci i fundit për të larguar regjimin Lul-Rama!

1 Gusht 2020, 13:31| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 13:35

  • Share

Rotacion apo Revolucion?

Kjo është pyetja që vlen 1 milion euro sot në Shqipëri.

Dikush do të thotë që Revolucionin e provoi Luli dhe Mona.

Po..... Po e provuan dhe madje e dogjën si kauzë.

Nuk mund ketë Revolucion që të udhëhiqet nga ish-pushtetar që kanë 30 vjet në politikë.

Po Rotacioni a do e ndryshonte Shqipërinë?

Sigurisht që jo.

Shqipëria s’ka asnjë shpresë për ndryshim nga rotacioni dhe kjo është arsyeja që 63% e shqiptarve duan të largohen.

Monika dhe Luli nuk ngjallin shpresë për një Shqipëri ndryshe.

Ata janë partner në establishmentin e vjetër politik.

PD-PS janë dy nofulla të së njëjtës gojë.

Në këto kushte Partia Demokratike e ka të mbyllur misionin e saj dhe nuk mund ta përmbys këtë rregjim politik pasi është pjesë e oligarkisë politike.

Themelimi i Polit të Tretë në Shqipëri është mision historik për këto arsye:

- sepse pluralizmi politik nuk po funksionon për shkak të pazareve dhe marrveshjeve të fshehta dhe publike PD-PS

- sepse PD-PS-LSI janë kthyer në tre biznese familjare të kryetarve dhe kan hymbur misionin elitar që nga krijimi tyre

- sepse 3 liderët kryesor janë sot politikanët më të korruptuar në Ballkan dhe duhet përballen me drejtësinë,

- sepse Partia Demokratike është shkatrruar nga strukturat dhe nuk e rrëzon dot regjimin politik pasi është pjesë e saj,

- sepse opozita shqiptare ka 1 vit e 2 muaj që nuk organizon dot asnjë protestë,

- sepse 30 vite janë shumë dhe këto grupime e kanë mbyllur ciklin e konsumit politik,

- sepse zgjedhjet e ardhshme me këtë konfigurim rrezikon ti fitoj sërish Rama dhe mos ndodh ndryshimi,

- sepse komuniteti ndërkombëtar nuk po gjen dot partner dhe po detyrohet të ulet sërish me 3 banda hajdutësh në negociata,

- sepse në Shqipëri ka me mijra të rinj dhe intelektual që nuk gjejnë hapësira në partitē e vjetra,

- sepse Shqipëria ka aspirata europiane por sundohet nga parti me standarde afrikane,

- sepse opozita s’mund jetë monopol i njē idioti si Lulzim Basha. Në sistemet politike: qeveria është një dhe opozitat janë disa,

- sepse ka arshur momenti që prespektiva politike të mos shikohet vetëm brenda koalicioneve PD-PS

- sepse Shqipëria, së paku sa Kosova duhet afroj më shumë se dy alternativa politike

Për këto arsye ka arshur koha që çdo faktor dhe aktor kundër PS-PD duhet bashkohen në një koalicion parazgjedhor.

Është momenti që Rudina Hajdari, Astrit Patozi, Endri Shabani, Bamir Topi, Spartak Ngjela, Ralf Gjoni, Kreshnik Osmani, Jozefina Topalli, Myslym Murrizi, Adriatik Alimadhi, Erjon Kristo, Dritan Hila, Endira Bushati, Fatos Lubonja, Edvin Kulluri, Lumturi Ratkoceri, Amoz Dojaka, djemtë e Vetvendosjes apo Aleancës Kuqezi dhe çdo intelektual anti-establishmet të bashkohen për të larguar xhaketat e vjetra.

Veç e veç secili prej tyre nuk mund të sjell ndryshim por së bashku bëhen alternativ.

Kauzat e mëdha, nuk ndërtohen me njerës të vegjël dhe anonim.

Ndoshta ndonjë emër nuk do ju pëlqej lexuesve por ky është ekuacioni politik.

Edhe unë në jetë s’kam komunikuar kurrë me Jozefina Topallin dhe e kam kundërshtare ekstreme, por në politik:

“Armiku i armikut tim, është miku im”

Shqipëria s’ka më kohë për të humbur duke zgjedhur mes dy të këqijave, atë më të voglën.

Ne duhet ti japin Shqipërisë:

Alternativën Kombëtare, për një Shqipëri Ndryshe!

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 02/08/2020 13:00

    Nuk behet Shqiperia me rugaç ,hajdut e matrapaze .Shqiptaret kan treguar gjat 100 vjetve senuk ben dot shtet shqiptaret vrasin njeri tjetri keta pushtetare dhe deputet te vet zgjedhur se jan zgjedhur duke paguar miliona tek"BOSI" krietari i partise me lek te pista ne shqiperi eshte bere trend dhe kjo pune do vazhdoj dhe nete arthmen.Shqiptaret do ikin se politika eka bere te pa banushem kete vend dhe ne shqiperi do vine nga vende te tjera dhe shqiptaret do jene pakice kombetare ose dhe me keq minoriteti shqiptar .Largimi i shqiptarve tani eshte bere ipa ndalshem boll 30 vjt fukaradhek dhe pasuri me shendetsi "falas"

    Përgjigju
  • Franci: 02/08/2020 09:16

    Jam shume dakord me ju z.Kreshnik, por edhe ju gjene keni çeduar ne ate se kush jane ata qe duhet te jene pjese e te udheheqin polin e trete.Ne ate liste jane futur gabimisht disa emra qe i takojne estabishmentit te vjeter dhe....si pa dashje ne kthen perseri te politika e vjeter 30 vjeçare.Pra ke futur gabimisht e duhen pastruar nga lista : Bamir Topi, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Spartak Ngjela e Edlira Bushati.

    Përgjigju
  • Cuca: 01/08/2020 14:32

    Po po kjo sna kish shkuar ne mend poli itrete..po me njerez te perdorur rendshem nga sali krimineli...ik kreshnik ik...e dim vet cfar do bejm..voto zhozin lubonjen .... hahahaha

    Përgjigju
  • O tej: 01/08/2020 13:48

    Modis emrave ke harru figura te shqyera si Ervin Salianji i ngjizur ne kasolle... Klevis Balliu i bir Fahri pilaf+ pace pale te madhin e te medhenjve babain e budallenjve Nard Noka

    Përgjigju
    • Haha: 01/08/2020 14:18

      Sa kom qesh me te modhe

  • Vicifoli: 01/08/2020 13:42

    Poli i trete me te madhin Flamur Noka ne kry shkon drejt fitores drejt Pushtetit

    Përgjigju
    • qytetar: 02/08/2020 10:46

      Or Kreshnik te hjithe keta qe permende badhke me ty xhaketa te vjetra jane.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?