Seanca e 16 prillit/ Deputetët nëpër lozha nga frika e infektimit, garda me personel të kufizuar, gazetarët ndalohen

14 Prill 2020, 15:55| Përditesimi: 14 Prill 2020, 15:57

  • Share

Një pjesë e deputetëve të Kuvendi të Shqipërisë do të mblidhen pasnesër në një seancë në kushtet të jashtëzakonshme, për miratimin e të gjitha akteve normative të qeverisë për kufizimin e përhapjes së virusit covid-19. Seanca do të zhvillohet nën masa të rrepta mbrojtëse, për të evituar mundësinë e infektimit të deputetëve nga virusi i rrezikshëm që ka alarmuar botën. Masa janë diskutuar në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve.

Pas diskutimeve me krerët e grupeve parlamentare, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka deklaruar masat që do të zbatohen para dhe gjatë seancës plenare, të cilat konsistojnë në kufizimin me maksimal të numrit të deputetëve, stafit të Kuvendit në seancë dhe personelit të gardës. Asnjë deputet nuk do të dalë në podium. Ligjvënësit do të qëndrojnë sa më larg njëri-tjetrit, disa në lozha dhe në vendin ku rrinë mediat. Në sallë do lejohen vetëm tre kameramanë të TVSH, ndërsa seanca nuk do të zgjasë më shumë se dy orë e gjysmë.

13 masat e plota për seancën plenare të 16 prillit

1.            Personeli i gardës do jetë i kufizuar.

2.            Seanca nuk do të zgjasë më shumë se dy orë e gjysmë.

3.            Në seancë do të qëndrojnë vetëm tre kameramanë të TVSH.

4.            Të gjithë deputetët do të pajisen me maska dhe doreza.

5.            Do dezinfektohen duart e çdo deputeti dhe personeli që do të futen brenda.

6.            Çdo deputeti do t’i matet temperatura para se të futet në seancë.

7.            Deputetët e rretheve mund të mos vijnë në seancë.

8.            Këshilltarët e grupeve parlamentare dhe çdo person tjetër ndalohet të futen në seancë.

9.            Stafi i Kuvendit do të jetë i kufizuar maksimalisht.

10.          Para derës së hyrjes do të ketë personel mjekësor, i cili do të kontrollojë temperaturën e çdo deputeti dhe personi tjetër.

11.          Në hyrjen të sallës do të jetë plan-vendosja e deputetëve në plate dhe në lozha.

12.          Disa deputetë do të qëndrojnë edhe lart, ku ka qëndruar media më parë.

13.          Asnjë deputet nuk do të lejohet që të dalë në podium, ligjvënësit do të flasim nga vendi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?