Ramush Haradinaj

Seancë e jashtëzakonshme për ushtarët në Kosovë, Haradinaj: Kurti, spiun i Serbisë! Tradhtar që e lë ushtrinë pa bukë

14 Tetor, 13:42| Përditesimi: 14 Tetor, 13:45

  • Share

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vazhduar ta quaj spiun të Serbisë, kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se Kurti është agjent, njeri i Serbisë dhe tradhtar, pasi siç tha e la ushtrinë pa bukë, përveç pa veshmbathje e paga të dinjitetshme.

“Në këtë foltore herët i kam thënë mashtrues. Shumica e njerëzve kanë menduar se buron vetëm nga opozitarizmi. Ju lutem angazhimi i tij ditor është i tëri mashtrim. Ai nuk punon në interes të këtij vendi. Kurti në mënyrë sistematike, në vazhdimësi e dobëson vendin që drejton. Po i dobëson shtyllat jetike të vendit, ato të sigurisë. Po godet pamëshirshëm Policinë, AKI-në dhe ushtrinë në mënyrat më të ulëta të mundshme dhe po vazhdon të godit.

I kam thënë një ditë këtu se është spiun i Serbisë. Po është tradhtar ai njeri që e len ushtrinë e vet pa bukë. Ky njeri e ka lënë ushtrinë e vet pa bukë, pse e bën ky këta? Pse po i ndodh këtij? Pse s’i ndodhi dikujt gjatë ekzistencës sonë që 20 vjet? Të gjitha janë rastësi a? I ka lënë pa transport, pa veshmbathje pa shumëcka tjetër, tash i la edhe pa bukë. Ju lutem kush e mbron këtë njeri shihni çka jeni duke bërë. Po e mbroni njeriun që arriti edhe ushtrinë me lënë pa bukë...Po bre spiun është, agjentë i tyre, njeriu i tyre. Përndryshe kurrë se kish lënë gjendjen kështu”, theksoi Haradinaj.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për mungesën e ushqimit në FSK, tha se logjistikën për një gjë të tillë e kanë siguruar edhe UÇK-ja gjatë luftës me Serbinë.

 “Logjistikën ushtritë e botës që mijëra vjet kanë zgjedhur mënyra me zgjedh. Bile, bile edhe ne në kohën e luftës në UÇK situatën tonë e kemi zgjedh çështjen e logjistikës, ushqimit, veshmbathjes në mënyrën siç kemi ditë. Shumë herë ushqimin e kemi bartur me krah”, theksoi Haradinaj. /KosovaPress/

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 14/10/2024 14:14

    BRAVOOOO. KE THENE NJE TE VERTETE TE MADHE.KURTI ESHTE ME TE VERTETE TRADHTAR I KOMBIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?