Seancë plenare në kushte të pazakonta/ Deputetët me maska dhe doreza, në hyrje u matet temperatura

9 Prill 2020, 13:22| Përditesimi: 9 Prill 2020, 15:15

  • Share

TIRANË- Ligjvënësit do të zhvillojnë seancën e parë plenare që nga përhapja e koronavirus në Shqipëri në datë 16 prill, por me një sërë masash të rrepta për të respektuar distancimin e nevojshëm. 

Report tv mëson se në hyrje të sallës së Seancave do të bëhet matja e temperaturës nga personeli mjekësor prezent në sallë dhe punonjësit e administratës së Kuvendit do të paisin deputetët me maska dhe doreza. Në sallën e Seancave do të jenë vetëm punonjësit e domosdoshëm të administratës, pajisur me maska dhe doreza.  Garda e Republikës do të jetë me numër të reduktuar e të pajisur gjithashtu me të gjitha mjetet mbrojtëse.

Report tv ka zbardhur disa variante që administrate e Kuvendit ka bërë për të zhvilluar seancën plenare.  Varianti i parë është që në sallën e seancës plenare të jenë të pranishëm 75% e deputetëve propocianlisht sipas Grupeve Parlamentare, sipas një plani të përgatitur paraprakisht për vendosjen e deputetëve në sallë.

Një tjetër opsion është që të jenë në sallë të gjithë deputetët, 112 plus 10 ministra deputetë. Deputetët të vendosen në pozicione të përcaktuara, në plate majtas 35 deputetë, po aq edhe në platen djathtas. Te paneli i qeverisë të ketë 10 ministra deputetë dhe kryetari i Kuvendit. Pjesa tjetër e deputetëve të vendosen në galerinë e sallës.

Detajet e sigurisë dhe masave që do të merren për zhvillimin e seancës plenare do të vendosen të premten më 10 prill në Konferencën e Kryetareve.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?