Ilir Meta

Seancë prove për të udhëhequr opozitën

19 Shkurt 2020, 19:36| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 19:37

  • Share

Herën e parë ishte çadra. Ilir Meta garantoi Lulzim Bashën se do të ishte në krah të tij nga dita e parë e çadres, e deri në fund. Edhe pse ishte formalisht ende në Qeveri me Edi Ramën, ai po përpiqej të bënte bashkimin e madh me opozitën për vitin 2017.

Por ndërsa çadra u ngrit dhe Ilir Meta kishte ende nëpër këmbë Reformën në Drejtësi, ai mori një ofertë për t’u bërë President, dhe e braktisi çadrën.

Lulzim Basha i tradhtuar prej tij, u mbyll në një dhomë me Edi Ramën dhe pas 4 orësh arriti një marrëveshje që i jepte atij maksimumin e mundshëm, duke shpërfillur LSI.

Hera e dytë ishte “Revolucioni i qershorit” i vitit të kaluar. I nisur prej mesit të shkurtit, në fillim me djegie mandatesh, pastaj me molotovë në duar thuajse çdo fundjavë, Ilir Meta garantoi opozitën, se në minutat e fundit, ai do fuste vendin në kaos, duke shtyrë zgjedhjet dhe duke i pamundësuar Edi Ramës qeverisjen e mëtejshme. Në projektin e tij, vendi do të ishte pa Parlament dhe pa zgjedhje lokale.

Dështoi në të dyja. Parlamenti u plotësua me listën rezervë të vetë Lulzim Bashës dhe Ilir Metës dhe shqiptarët shkuan votuan më 30 qershor, duke hedhur në kosh të plehrave dekretin e Ilir Metës.

Pasi futi opozitën në luftë, pasi i torturoi tre muaj me molotovë në duar mes gazit lotësjellës, tre ditë para 30 qershorit, ai dhe Lulzim Basha u tërhoqën pas paralajmërimeve të ashpra ndërkombëtare dhe e lanë opozitën dhe revolucionin rrugëve.

Ndërsa demokratët rrinin zemërthyer më 30 qershor dhe përgjonin kundërshtarët si votonin të qetë, Ilir Meta përkedhelte macen në Lalëz dhe lozte në rërë me porta të vogla.

Kjo është hera e tretë, por këtë radhë është e kundërta. Në krye do të jetë Meta dhe opozita i ka dhënë fjalën që do ta mbështesë. Pra meqë dy herët e para, ky e ka lënë në baltë opozitën, tani është ky që do të vërë veten në provë, nëse e ka opozitën pas.

Dhe deri këtu nuk ka asnjë kuriozitet për publikun. Është një luftë brenda opozitës, se kush di të udhëheqë më mirë një luftë. Deri tani dy beteja me komandant lufte Bashën dhe në prapaskenë Metën e Berishën, kanë dështuar.

Tani Meta ka radhën të jetë komandant, Berisha në prapavijë dhe Basha ushtar. Të shikojmë si do shkojë gara mes tyre. Është testi se kush e meriton të drejtojë opozitën revolucionare dhe kush opozitën normale.

Por kjo nuk ka lidhje as me shumicën dhe as me popullin. Ka lidhje vetëm me betejën mes tyre.

E vetmja gjë e re janë motivet që Meta ka gjetur për këtë revolucion. Nëse më 2017 ishte pasiguria për të fituar zgjedhjet dhe më 2019 nevoja për të bllokuar Reformën në Drejtësi, si dhe nevoja për pazar në tavolinë me Ramën, tani motivet janë më konkrete.

Ndihma prej 1,15 milardë eurosh për dëmet e tërmetit dhe “drita jeshile” që duket në horizont për negociatat, janë beze e kuqe për Ilir Metën.

Ilir Meta shpreson se me trazirat juridike dhe fizike që do të nisë më 2 mars, mund të trembë lëvrimin e ndihmës financiare dhe hapjen e negociatave.

Frika e tij është se, nëse lejohet që ato para të përdoren për rindërtim dhe Shqipëria merr dhe negociatat, atëhere perspektiva e tij politike merr fund. Për këtë është gati të lërë zyrën dhe të veshë “opingat”.

Mirë e ka menduar. Po të marrë dhe pizhamat me vete, se nuk i dihet ku e zë nata kur të mbarojë.

Komento

Komente

  • O tej: 19/02/2020 22:55

    Nata do e zej ne p****nenes vet kokelopen e Skraparit

    Përgjigju
  • I modhe je Mero Baze: 19/02/2020 20:15

    Ja ke prere Jorganin aqe sa shkurtabiq qe eshte ..Fundi i tije ,duket.. Perpelitjet e fundit te Floririt te Kerrabes,,

    Përgjigju
  • I modhe je Meri Baze: 19/02/2020 20:15

    Ja ke prere Jorganin aqe sa shkurtabiq qe eshte ..Fundi i tije ,duket.. Perpelitjet e fundit te Floririt te Kerrabes,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?