Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko

Sejko: Vijon trendi pozitiv i kreditimit, rriten pagesat elektronike

28 Shkurt 2023, 16:10| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 16:12

  • Share

TIRANË- Digjitalizimi i Ekonomisë po jep frytet e saj. Shqipëria ka tejkaluar pritshmëritë për përdorimin e pagesave elektronike. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i pranishëm në një takim të zhvilluar nga Banka Botërore, ilustroi me shifra implementimin e pagesave elektronike në vendin tonë.

“Konkretisht, në vitin 2021 është arritur një nivel i përdorimit të pagesave elektronike prej 12.5 pagesash për frymë, duke tejkaluar edhe objektivin e synuar të Strategjisë prej 10 pagesash deri në fund të vitit 2023, ndërkohë që, në vitin 2022, kjo shifër vlerësohet të ketë arritur nivelin 16 pagesa për frymë”.-, tha Sejko.

Sejko, në takimin ku ishin të pranishëm dhe drejtuesit e bankave tregtare, ekspertë të sektorit financiar dhe përfaqësues nga institucionet financiare në vend, tha se edhe kreditimi ka një ecuri pozitive.

“Sektori bankar ka vijuar të ofrojë kushte e terma të favorshëm kreditimi. E konkretizuar me një rritje prej 14% të tij gjatë 2022. Në të njëjtën kohë, cilësia e portofolit të kredisë vijon të mbetet e shëndetshme, sikundër ilustrohet edhe nga treguesi i kredive me probleme, i cili mbetet në nivelet më të ulëta të dekadës së fundit”, tha Sejko.

Në fokus të takimit, ishin financat në sektorin e Bujqësisë, ku sipas Guvernatorit agrobiznesi mbetet një fushë me potenciale të mëdha investimi si nga sipërmarrës të huaj, ashtu dhe vendas, teksa vërejti nevojën për adoptimin e teknologjive të reja.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?