Lulzim Basha

Opinion

Sekretarët e Lulit, si instruktorët e Komitetit Qëndror

20 Shtator 2021, 17:46| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 17:50

  • Share

Çdo gjë e re që lind, çdo gjë e re që ndërtohet për të mirën publike, çdo nismë dhe projekt i ri, merr vetëm mallëkimin dhe përçmimin e opozitës. Si e vjetra ashtu edhe e reja (opozitë) kanë të njëjtën vazhdimësi, të njëjtën linjë me paraardhësit. Edhe krijimi i  Agjensisë për Median dhe Informimin pranë Këshillit të Ministrave, (një strukturë e nevojshme) nuk ka dalë dhe nuk ka shpëtuar pa ndëshkimin e “instruktorëve të Komitetit Qëndror” të Partisë Demokratike.

Të emëruarit e Lulit, ata që deri dje e kritikonin dhe bënin leckë në gazeta, portale dhe ekrane, sot të “afruar” pranë tij si “njerëz të lirë”, dalin dhe shpikin, shpifin, dhe akuzojnë ministrat që ende nuk kanë nisur punën, strukturat e reja të “çensurës qeveritare”, por harrojnë si ka qenë ajo para 8 vitesh. Harrojnë se ç’bënte Saliu, Luli, apo dhe ministrat (dhe paramilitarët) kur prekeshin sado pak në interesin dhe xhepin e tyre, kur akuzoheshin për vjedhje dhe abuzime.

Sekretarët e Lulit, ngjasojnë dukshëm si “sekretarët e Komitetit Qëndror”, tek japin definicione “si  duhet të jetë qeveria, si duhet të jetë ministri, si duhet të lexohet programi, si mbahen premtimet”, por shumica e tyre (që në fakt lexojnë me gabime kopjen e dhënë) nuk e njohin fare as politikën dhe as qeverisjen. Ata janë brumosur me “mësimet e partisë”. Atyre u bëhet leksioni dhe propoganda çdo ditë në SHQUP, dhe u mësohet se si të fabrikojnë dhe mashtrojnë publikun me dokrra. Agjensia e Informimit dhe Medias, mbetet një strukturë aq e nevojshme për të mos lënë në pluhurin e mashtrimit opozitar, opinionin publik, dhe do të jetë transparente dhe e kontrollueshme.

Edi Rama nuk është Sali Berisha apo Lulzim Basha, që të merret me fabrikime faktesh apo mashtrime shifrash dhe projektesh. Por bsekretarët e “agjit-propit” në Partinë Demokratike, shumica të ardhur nga degëzimet e propogandës së dikurshme (pasi e njohin shumë mirë linjën e tyre) kanë marrë përsipër të sjellin “ndryshimin” në opozitën e re. Sipas tyre “ndryshimi janë Partia Demokratike dhe Lulzim Basha”. Naiviteti që shpesh përzjehet me injorancën dhe paaftësinë, e bën të pamundur që propoganda e tyre të jetë e besueshme.

Edhe pse Lulzim Basha, u mundua të nxisë në mbledhjen e grupit parlamentar iniciativat e deputetëve të tij për “aksione opozitare”, duket se vëmëndja është më e madhe nga aktivitetet “antibashë” të  Berishës. Tashmë është e dukshme se në plan të parë, Lulzimi ka Berishën “non-grata”, për të cilin vendosi më në fund pas shumë dilemash, ta përjashtojë nga grupi parlamentar i PD. Dhe kush më mirë, se sekretarët e emëruar  mund ta bëjë punën dhe “detyrën”  ndaj tij. Janë ata që do të merren edhe me ish-kryeministrin e përjashtuar, po ashtu edhe me qeverinë Rama-3, pavarsisht se për këtë të fundit stonojnë shumë me realitetin e krijuar.

Kjo opozitë nuk ka as të drejtën, dhe as dinjitetin të kontestojë programin e Edi Ramës, dhe kjo mjafton të matet me rezultatet e përballimit të dy krizave më të mëdha që qeverisja e tij njohu prej 2013 deri sot. Rindërtimi dhe pandemia, ishin dhe do të mbeten sfidat më të mëdha, prej të cilave  Edi Rama  doli faqebardhë para shqiptarëve. Kaq do të mjaftonte që “gurët” e hedhur nga sekretarët e “KQ të PD-së” të duken si pika shiu mbi malin e lartë të arritjeve, sukseseve dhe pritshmërive që ka kjo qeveri dhe shqiptarët, edhe për 4 vitet e ardhshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?