Shuhen shpresat për Sali Berishën. Ish ambasadorja e Shqipërisë Yuri Kim, një nga figurat më të sulmuara nga kryetari i PD-së, Sali Berisha është vlerësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një post të rëndësishëm.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio e ka emëruar zëvendës-ndihmës sekretaren për Evropën dhe Euroazinë, në krye të grupit të punës që do të monitorojë ndihmat për Ukrainën, teksa zyrtarët e lartë amerikanë po hartojnë një listë të re përjashtimesh nga ngrirja e fondeve.
Vendimi është marrë pasi DASH po përpilon një listë që i mundësojnë Ukrainës akses në disa fonde që aktualisht janë të pezulluara. Ajo do të udhëheqë punën për të vendosur se cilat fonde janë përdorur në mënyrën e duhur dhe duhet të vazhdojnë dhe cilat janë ato që duhet të ndërpriten.
Ky vlerësim që administrata Trump i jep ish ambasadores Kim, e cila mbylli mandatin në vendin tonë në 2023 vjen në një kohë kur ajo vijon të sulmohet ashpër nga Sali Berisha i cili e ka quajtur atë njeri të Soros, e angazhuar për të lënë vendin tonë pa opozitë. Berisha e atakoi Kim edhe në një nga konferencat e fundit duke thënë se ka ndarë paratë e USAID-it me zyrtarët shqiptarë.
Yuri Kim, ishte ambasadorja që udhëhoqi diplomacinë amerikane të dy administratave Trump 1 dhe Biden. Sali Berisha vijoi sulmin ndaj ish ambasadores Yuri Kim pasi u shpall ‘Non Grata’ nga SHBA në 2021, fillimisht duke e akuzuar se ka cenuar marrëdhëniet historike Shqipëri-SHBA dhe së fundmi si 'njeriun më të korruptuar' që ka përdorur fondet e USAID për të asgjësuar opozitën në Shqipëri.
Madje në seancën e 10 shkurtit në parlament Berisha e ofendoi duke e quajtur bastarde.
Me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhe, mbështetës të opozitës shpresuan shumë në ndëshkimin e saj. Mediat e lidhura me PD hapen lajmin e pezullimit dhe te hetimit te saj, por e vërteta rezulton krejt ndryshe. Yuri Kim është emëruar në një post të rëndësishëm të administratës amerikane dhe zbeh pritshmëritë për ndryshime madhore të politikes së Uashingtonit ndaj Sali Berishës.
Strategjia e PD në përhapjen e lajmeve konfuzuese, të dyshimta për të krijuar në mendjet e njerëzve një realitet që nuk ekziston, por që në epokën e “alternative truth”, nuk ka rëndësi nëse ekziston apo jo, mjafton ta besojnë mbështetësit dhe ata që do zërë rrjeta e gënjeshtrës, sidomos kur epoka e dezinformimit dhe e teorive konspirative po mbretëron.
Komente

Elon Musk, Usaid, kaq. Game over
Përgjigju