Jonida Godole dhe Angela Merkel

Politikë

Sekretarja e re e PD-së rrëfen momentin kur pa Merkelin në supermarket, Godole: Po priste radhën për të blerë djathë

15 Shtator 2021, 10:49| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 13:57

  • Share

Sekretarja e re e PD-së për ish-të Pëndjekurit Politikë, Jonila Godole ka treguar një moment kur ka parë kancelaren Angela Merkel, para disa vitesh në një supermarket duke blerë djathë në një supermarket në Gjermani. Sipas saj, Merkel po priste në radhë si të gjithë të tjerët dhe ajo me thjeshtësinë e saj, bënte pazarin e saj të përjavshëm në atë supermarket.

“Përpara pandemisë është një foto që e kam bërë unë në fakt që shumë media e kanë qarkulluar si të tyren, unë isha duke pritur të më vinte ora e avionit, isha ulur në një supermarket dhe po prisja, shoh një dhe them sa i ngjaka Merkelit kjo dhe i bëj foto. Shoh që të gjithë njerëzit po rrinin në radhë dhe ajo po rrinte tek radha e djathit, po blinte djathë.

E kishte afër shtëpisë dhe aty ishte vendi ku ajo një herë në javë shkonte blinte djathin dhe bukën. Unë thjesht i bëra një foto sepse thashë që ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme, ishte me një xhaketë të kuqe.

Po kërkoja por nuk pashë asnjë roje, por kur e pashë me vëmendje e kuptova që ishte ajo. Asnjë nuk i tha futu pa radhë, më bëri shumë përshtypje, shitësja nuk lëvizi asnjë gjë kur erdhi ajo aty, unë e filmova dhe e fotografova dhe e kam postuar para disa vitesh në Instagram.

I mori gjërat, vajti në dy-tre pika, bleu gjërat që donte dhe thjesht u largua. U përpoqa të futesha, të ecja pas shkallëve për të parë ku janë ata që e shoqërojnë. Ata aty duhet të ishin, por me siguri ishin veshur civilë”, është shprehur Jonila Godole

Fotoja e shkrepur nga Jonila Godole

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 16/09/2021 10:56

    Ou cfar fati paska kjo zonja paska forografuar zonjen Merkel Po un moj qe kam takuar mbretereshen do shes mend

    Përgjigju
    • Ilir: 16/09/2021 19:49

      Ti po shet mend se meqene nuk do komentoje o katunar emigrant. Si e takove mbretereshen ti tu pastru halet!

  • spak usa: 15/09/2021 12:56

    kjo grua eshte me te vertete nje grua shteti qe punon dhe mendon per popullin e vet e jo si ilir meta sali berisha e larot e tyre qe mezi priten te marrin frenat e pushtetit e voidhen e ropen e dogjen qe nga nga kembet e deri ne krye kete popull e kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?