‘Sekretet’ e të vetmes lahutare në Shqipëri, Lumturie Nonaj rrëfehet në ‘Një nga ne’

11 Janar 2023, 20:39| Përditesimi: 11 Janar 2023, 20:43

  • Share

Me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe, Lumturije Nonaj njihet jo vetëm si e vetmja lahutare në Shqipëri, por edhe si një person që ka kontribuar prej më shumë se 2 dekada në ruajtjen e traditave dhe vlerave kombëtare.

Është mbesa e lahutarit Gjok Nonaj, i cili u nda nga jeta në moshën 107 vjeçare. Shpeshherë i kemi parë të performojnë të dy bashkë, ndërsa tashmë Lumturija po zotëron e vetme skenat e mëdha brenda dhe jashtë vendit.

Të paktë janë ata që ia dinë përditshmërinë, ndaj për emisionin "Një nga ne", Lumturija hapi dyert e shtëpisë, për të treguar 24 orë jetë. Si i ka ndryshuar rutina pas martesës dhe vendi që zë muzika në jetën e saj?

Nga prerja e druve tek pjekja e rakisë, performanca fantastike me 12 instrumente muzikore dhe vallja me nënën në mes të Lezhës, një atmosferë që nuk duhet humbur në emisionin "Një nga ne".

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?