Sekreti i hetimeve vlen vetëm për Shtetet e Bashkuara?

6 Prill 2018, 13:26| Përditesimi: 6 Prill 2018, 15:59

  • Share

Gjatë intervistës së gjatë që ambasadori Donald Lu dha mbrëmë për Blendi Fevziun, bëri përshtypje standardi i dyfishtë që ambasadori tregoi ndaj vlerës së sekretit hetimor në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri. Pyetjes së gazetarit nëse ishte në dijeni të hetimeve që po kryhen në Tiranë dhe në Uashington mbi veprimin e lobbing të Partisë Demokratike, Donald Lu u përgjigj: "Për hetimet në Shtetet e Bashkuara nuk mund të them asgjë, por mund të them se po kryhen hetime nga ana e prokurorisë së Tiranës që i ka kërkuar Departamentit të Shtetit kopje të të gjitha kontratave... etj. etj."

Atëherë, nëse sekreti vlen për hetimet në Shtetet e Bashkuara (deri në pikën që të mos thuhet nëse ka hetime apo jo), përse një sekret i tillë nuk vlen dhe për hetimet në Shqipëri?

Shtetet e Bashkuara dhe Donald Lu kanë ofruar një ndihmë të jashtëzakonshme për Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Por pikërisht për të respektuar sensin e kësaj Reforme, do të ishte i vlerësueshëm një kujdes i veçantë ndaj cilësive tipike të një prokurorie moderne, që janë sekret hetimor dhe pavarësi nga cdo pushtet, cilodoqofte ai, edhe diplomatik.

xy/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?