Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Vlora se për sektorin e turizmit qeveria e ka ulur TVSH-në me 6%. Rama po ashtu tha se sezoni i kaluar ishte një provë, por hotelet ishin plot për faktin se kufiri me Kosovën për shkak të pandemisë nuk u mbyll dhe se shqiptarët pushuan brenda vendit.
‘Sezoni i kaluar turistik nuk ishte më humbje, por në kamera nuk thuhen këto gjëra. Unë besoj se sektori i turizmit është një sektor që është realisht e ardhmja dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm. Investimet në turizëm, do të kthehen në formën e të ardhurave për investitorët. Për sa i përket ndihmës direkte besoj se ne e kemi ndihmuar në mënyrë të drejtëpërdrejt duke ua bërë TVSH 6%. Më kujtohet kur na thonin bëje 8% dhe nuk u vijmë më në derë ne ua bëmë 6% dhe u gëzuan të tërë që ua bëm 6%. Lëvizja që ne bëmë duke mos e mbyllur kufirin me Kosovës dhe shqiptarët nuk ikën jashtë bëri që hotelet të jenë plot.
Ky sezon ka qenë një provë, një provë e faktit se sa shumë para shpenzohen nga shqiptarët e Shqipërisë për turizëm. Ajo që e ka ndihmuar sektorin, indirekte, janë shqiptarët, njohën Shqipërinë. Blendi Fevziu nuk e njihet Shqipërinë dhe Shqipëria që mbante mend ishte ajo e para 7 viteve tona. Më tha mua një ditë e ke parë se çfarë ka ndodhur në qytete, dhe ai bëri një shërbim të madh duke i nxjerrë që ti shohin të tjerët. Gjithë ato ndryshime që kanë ndodhur nuk i sheh në lajme. Kush do tramvaj, ne nuk do ta ndërtojmë’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës: Meta nuk është president, e përdor institucionin për partinë e të shoqes! Leskua pi raki e del e flet përçart
M.Q.//ReportTv.al