Nënkryetari i PD, Edi Paloka

Sekuestro 5.5 mln € në Lezhë/ Paloka: Kam shitur një apartament në Shëngjin, por jo Shqipe Palajt, nuk e njoh

31 Janar 2019, 10:06| Përditesimi: 31 Janar 2019, 11:01

  • Share

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka deklaruar se ka shitur një apartament në Lezhë me vlerë 87.5 mln lekë dhe jo dy siç është raportuar në media, por edhe atë nuk ia ka shitur Shqipe Palajt, vajzës së Pjetër Vocit, ndryshe nga sa figuron në dokumentet hetimore të Prokurorisë, të cilët po hetojnë për pastrim parash. Paloka mohon që të ketë njohje me familjen Voci (Palaj) të cilët janë nën akuzë për pastrim parash ndërsa iu janë sekuestruar 5.5 mln euro të pretenduara si dhuratë nga një miliardier suedez (Lexo këtu). Teksa bën publike deklaratën e pasurisë të vitit 2012 për apartamentin 75 m2 në Shëngjin, Paloka, në një reagim tjetër, sqaron se nuk e ka deklaruar shitjen e apartamentit në 14 gusht 2018 pasi sipas ligjit ai ka afat ta bëjë një gjë të tillë deri në 31 mars 2019. 

Reagimi i Palokës

REAGIM per qelbesit e Rames
Shpifesirat dhe qelbsit e Rames qenkan hedhur me porosi ne sulm te me zhgerryejne dhe mua sipas strategjise se liderit se te gjithe jemi te qelbur njesoj. Disa media, te gjitha afer liderit suprem, kane publikuar nje mashtrim sipas tyre te marre si informacion nga prokuroria. Sipas ketij lajmi te perhapur me kembengulje ne mediat e Rames, une i paskam shitur dy shtepi ne Lezhe me cmime 70 mije euro dhe 87 milion lek, nje personi me emrin Shqipe Palaj qe po u hetoka per pastrim parashe. Edhe sikur ky lajm te ishte i vertete, nuk perbente asnje shkelje jo vetem ligjore po as etike sepse cdo qytetar ka te drejte te shese pronen e tij. Per kete arsye gazetaret qe u treguan korrekt dhe pyeten, u sqaruan dhe nuk e publikuan lajmin e perhapur jo zyrtarisht po gjoja si rrjedhje informacioni nga prokuroria.

Nderkaq dje dhe sot ky mashtrim u perhap ne disa media qe “cuditerisht” jane ato qe lepijne gjithe diten prapanicen e qelbur te Rames.
Nuk e di a eshte rastesi, apo lideri dhe qelbesit e tij u hodhen ne sulm nje dite pasi une deklarova ne nje studio televizive se edhe pas 28 vitesh ne politike as gojet e qelbura te rilindjes nuk mund te thone dot asgje per te me bere pis mua dhe mjaft kolege te tjere te ndershem ne PD. Mund te jete rastesi dita, po jo qellimi. Me sa duket ne zbatim te strategjise se fundit te liderit “ nuk keni pse na ndrroni se jemi te gjithe njesoj te qelbur” , qelbesit jane hedhur ne veprim. 

Se pari do te verifikoj ne se ky “informacion” ka “rrjedhur” ne media nga ndonje sherbetor letyre ne prokurori qe mendon se po i ben sherbimin e rradhes shefit apo nga ndonje mjeran qe shpreson se keshtu e ka lepire sa duhet prapanicen e liderit sa te meritoje te kaloje vettingun. Me ato media qe kane rene viktime ose dhe jane perdorur per te shperndare kete ndyresi edhe pse jane te detyruar te verifikojne perpara se te botojne ( gazetaret e tyre takohen nga tre here ne dite me mua) sic bene koleget e tyre, do mjaftohem t’ju kerkoja te bejne verifikimet dhe sqarimet e duhura . Atyre qenefhaneve te rames qe e kane marre me zell te madh dhe e kane rrotulluar mire nje here neper goje kete ndyresi per ta shijuar deri ne fund me qejfin se “e kapen “ dhe Paloken “qe na hiqej si i ndershem”, do ju pergjigjem ndryshe. Ca qelbes qe erdhen ne Tirane vetem me koret e bajgave te ngjitura pas trupit e qe duke lepire prapanica pushteti djathtas e majtas ,rrembyen cfare munden dhe sot rezultojne milionere . 

Ca ndyresira qe edhe sot , kur Ramen e kane braktisur te gjithe,jo rastesisht , kane mbetur te vetmit qe vazhdojne te lepijne prapanicen e qelbur te liderit pas cdo skandali qe i plas atij dhe rilindjes se zhytur ne llum. Keta kane marre persiper te me bejne pis mua, pas 28 vitesh ne politike . Sot ,kur gjithe mediat kane pasqyruar pergjimet e fundit te VOA qe vertetojne lidhjet e Rames dhe qeverise me krimin dhe blerjen e votave qe kane sjelle ne pushtet qelbesit dhe kryeqelbesin, keta jane marre me “mafiozin Paloka”.

Kane shkruajtur se une qenkam vene ne sherbim te mafies per te pastruar para nepermjet shitjeve fiktive te shtepive qe nuk ekzistojne e qe nuk jane deklaruar ne deklaraten e pasurise sipas ligjit . Qe ata qe po hetohen per pastrim parash qenkan miqte e mi etj, etj.
Jo per qelbesit, po per te tjeret: Se pari as nuk kam patur dhe as nuk kam shitur ndonjehere dy shtepi ne Lezhe. 

Kam patur nje shtepi ne Shengjin. Ndryshe nga cfare thone qelbesit, shtepia eshte deklaruar ne deklaraten e pasurise se dates 12/03/2012. Kjo shtepi eshte shitur vjet me gjithe orendite. Te gjitha veprimet sipas ligjit jane kryer tek noteri dhe nepermjet bankes. 
As per fytyre nuk i kam pare dhe nuk i njoh ata qe qenkan “miqte e mi mafioze” .( ju kerkoj ndjese se me kete rast ndoqa dhe ceshtjen e atyre qe akuzohen dhe zbulova qe edhe ajo ceshtje qenka nen hetim). 

Shtepia nuk i eshte shitur Shqipe Palajt ( sic shkruhet) por nje personi tjeter. Sidoqofte as njeren as tjetren nuk i njoh as per fytyre. Shitja e shtepise , sipas ligjit dhe afateve ligjore, deklarohet ne deklaraten e pasurise qe plotesohet ne mars te ketij viti .
Qelbesit jane ata qe jane, prandaj era e bajgave nuk ju hiqet sado qe sot lyhen me parfume te shtrenjta e veshin kostume firmato... Po kaq , boll me ta se me duket se dhe kaq me po vij ere dhe une. Ceshtjen do e coj ne gjykate per me tej se mbase ka ardhur koha “te marr dhe une ndonje lek” por nga qelbesit ne gjykate. 

Deklarata e pasurisë së Palokës për apartamentin në Shëngjin

Po ashtu, i moshuari Pjetër Voci dhe vajza e tij Shqipe (Voci) Palaj i kanë blerë disa prona edhe Flamur Hoxhës, vëllait të ish-deputetit të PD, Bedri Hoxha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?