115 kg kafe, sasi e sekuestruar

Kronikë

Sekuestrohen 115 kg kafe kontrabandë në një dyqan në Tiranë, në pranga 61-vjeçari, procedohet penalisht bashkëshortja

19 Gusht 2021, 12:00| Përditesimi: 19 Gusht 2021, 12:02

  • Share

Policia e Tiranës gjatë kontrollit në një dyqan në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ka zbuluar dhe ka sekuestruar një sasi prej 115 kg kafe, kontrabandë.

Në pranga është vënë pronari i dyqanit 61-vjeçare Vladimir Hoxha, ndërsa është proceduar penalisht bashkëshortja e tij A.G., pasi gjatë kontrollit në dyqan, u zbulua se nuk lëshonte kupon tatimor për mallrat që tregtonte.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurash“, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve“ dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale“.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?