Droga e fshehur në thasët me oriz

Sekuestrohen 4 ton kokainë në Barcelonë! Ishin fshehur në thasët me oriz, 10 në pranga

26 Korrik, 18:15| Përditesimi: 26 Korrik, 18:17

  • Share

Policia spanjolle tha sot se kishte sekuestruar katër ton kokainë të fshehur në thasë me oriz në portin e Barcelonës, duke shkatërruar një rrjet krimi që vepronte në Spanjë, Paraguaj dhe Britani.

Sipas La Nacion kjo është sasia më e madhë që është kapur në atë port.

Gjatë një kontrolli në 10 kontejnerë, u gjetën gjithsej 4020 kilogramë kokainë, ndërsa 10 persona u arrestuan.

Sipas raportit të autoriteteve thuhet se rrjeti kishte një infrastrukturë që operonte në qytetin e Asunción për të përpunuar drogën derisa e kthenin në pluhur, e paketonin në qese plastike, e vendosnin në qese orizi dhe më pas e dërgonin në Evropë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?