Fotografitë e të rinjve brenda 'shtëpisë së barit'

‘Selfie’ me mijëra paund në mes të kanabisit, gjykata britanike dënon 4 shqiptarët që u kapën brenda ‘shtëpisë së barit’

14 Dhjetor 2022, 20:15| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 20:20

  • Share

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pasi janë kapur brenda një ferme kanabisi në Britaninë e Madhe. Policia hyri në shtëpinë e barit dhe sekuestroi të gjithë lëndën narkotike të mbjellë së bashku me 14 mijë paund.

Oficerët gjetën në telefonat e tyre fotografi dhe selfie të cilat tregonin se si të arrestuarit kishin filmuar aktivitetin e kultivimit të lëndëve narkotike. Trokitjeve të policisë, iu përgjigju Elton Musta. Ndërkohë që oficerët hynë në banesën e përshtatur për kultivimin e drogës, një prej personave që ndodheshin brenda u hodh nga dritarja në përpjekje për t’u arratisur. Por arratia e Ledian Xhafës nuk zgjati shumë pasi u kap nga policët në oborrin e shtëpisë.

Elton Musta, 29 vjeç, Ledian Xhafa, 35 vjeç dhe Lorenc Cobo 37 vjeç dhe Renato Shyti, 23 vjeç janë katër të arrestuarit për kultivimin e kanabisit me qëllim shitjen. Asnjë prej tyre nuk ka ndonjë dënim të mëparshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë ata pranuan se kishin ardhur ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Secili prej të arrestuarve u dënua me 36 javë burgim. Gjysmën e dënimit do ta vuajnë në paraburgim dhe më pas do të lirohen për të kryer pjesën tjetër të dënimit të mbetur në shërbim komunitar.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/12/2022 02:27

    Britaniket duhet t'ju kerkojne falje ketyre cunave te Londres,se keshtu do Rama dhe shqipot e Britanise.Keta jane //engjej//!!

    Përgjigju
  • Ksjcjfd: 15/12/2022 00:09

    Pa u hap cik b*thesh me foto srim dot o kara sa me t thjeshte mundsisht pa telefona fare

    Përgjigju
  • genti: 14/12/2022 20:53

    gogola ....

    Përgjigju
    • titi: 05/01/2023 20:35

      qeni ju qift robt

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?