Emiljano Shullazi dhe biznesmeni Ylvi Beqaj

Sëmuret avokatja, shtyhet sërish gjyqi për Shullazin

25 Mars 2019, 11:37| Përditesimi: 25 Mars 2019, 11:47

  • Share

Shtyhet për disatën herë seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë në Apel. Ndërsa avokatja e caktuar më herët kryesisht, dha dorëheqjen nga mbrojtja e Gilmando Danit, me arsyetimin se do jetë jashtë vendit për arsye shëndetësore.

Në këto kushte, gjykata shtyu seancën dhe zëvendësoi avokaten me një tjetër kryesisht, ndërsa seanca radhës do të mbahet në 8 prill. Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

TË DËNUARIT

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg

Endri Zela 10 vjet burg për

Blerim Shullazi 9 vjet burg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igli: 25/03/2019 14:41

    Mjer ky popull me kete mut shteti nuk kan fuqi Te gjykojen nje hajdut rugve Por kan gjith keto vite po e gjykojen sot e neser Sikur te ishte Alchapo I mexikes

    Përgjigju
  • Fredi: 25/03/2019 13:23

    Na hapët barkun o baj ga! Kur do mbarojë kjo punë? Nuk mund të ushqejmë ne taksapaguesit keta mu ta avokatë dhe kriminelet bashkë!

    Përgjigju
    • vlor: 25/03/2019 22:51

      ik o shoku ha fasule mos u merr me kete pun

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?