Në Teatrin Petro Marko në Vlorë do të vihet në skenë komedia “Senatori Fox” nga italiani Luigi Lunari. Senatori Fox është një satirë që vë në dukje ngjashmëritë e politikanëve të sotëm europianë me ata shqiptarë. Historia e Senatrorit Fox është histori që na përket nga afër të gjithve.Kjo komedi ngjitet në skenë në 26 prill ,ndërsa protagonistet ftojnë spekatorin vlonjat të bëhet pjesë e shfaqjes.
Brenda fasadave ka një lloj kalbësire sidomos në lëmin e politikës dhe ne këtë jemi përpjekur ta sjellim nëpërmjet elementëve skenografik
Roland Minga, regjizor
Me regji te Roland Minges, skenografi te Drini Shehut dhe formulues muzikor Artur dhamo, Senatori Foks do te flase shqip me gjuhën e Aktorve Astrit Mamaj, Artan Islami, Matilda Avduli, Jorgaq Tushe, Lavdimir Abilaj dhe aktores se re Bruna Belaj .