Koronavirusi ka ndryshuar rrjedhën e jetës së shumë personave.
Disa kanë zbuluar talente nga qëndrimi mbyllur të tjerë po mësohen të përshtaten me jetën në një zonë të kufizuar.
Edhe arti i rrugës ka marrë një drejtim tjetër këto kohë, duke u përshtatur me situatën që po kalon i gjithë planeti.
Artistët nuk mund të qëndronin në shtëpi dhe të mos shprehnin sensibilizimin përmes mureve të mbushura me ngjyra dhe pamje frymëzuese në këto ditë të zymta.
Arti i rrugës gjithmonë ka përcjellë një mesash për publikun, ku kësaj rradhe në qendër janë mjekët me superfuqinë e tyre në vijën e parë të rrezikut.
Muralet janë të pranishme në të gjithë botën, ku tregojnë personazhet tanë të preferuar të animuar me maska apo superheronjtë e famshëm me të cilët jemi rritur, në trupin e mjekëve.