Kosova & Rajoni

Serbi, një seri shpërthimesh në një fabrikë me municione (VIDEO)

4 Qershor 2021, 11:49| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 16:05

  • Share

Një seri shpërthimesh kanë tronditur një fabrikë ushtarake me municione në Serbinë qendrore, duke detyruar evakuimin e banorëve në zonë.

Shpërthimet ndodhën të premten në një depo municioni të fabrikës Sloboda në Çaçak, rreth 140 kilometra në jug të Beogradit, por deri tani nuk ka asnjë të lënduar.  Rrugët që të çojnë në Çaçak janë mbyllur dhe zona është izoluar.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin tha në një deklaratë se situata është “nën kontroll” dhe “gjithçka është siguruar” dhe të gjashtëdhjetë punëtorët në fabrikë nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Zyrtarët deklaruan se zjarrfikësit do të shkojnë në fabrikë 24 orë pas shpërthimit të fundit për të vlerësuar situatën, pasi pritet që zjarri do të vazhdojë edhe në orët në vijim.

Depoja e municionit në Slloboda ka qënë një nga depot më të dëmtuara nga bombardimet e NATO-S.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?