Foto ilustruese

Serbi/ Rrihet për vdekje vëllai i nënkryetarit të qeverisë së Bosnje Hercegovinës në Beograd prej huliganëve

27 Maj, 10:03| Përditesimi: 27 Maj, 10:05

  • Share

Gjorgje Mijatoviç, vëllai i nënkryetarit të qeverisë së Bosnje Hercegovinës, Vojin Mijatoviç, ka vdekur ditën e djeshme në Beograd. Siç raportojnë mediat serbe, 40-vjeçari është rrahur për vdekje në një park të kryeqytetit në Vozhdovac.

Mijatovic u sulmua nga dy të rinj, të cilët janë në kërkim nga policia. Mësohet se Mijatovivç ka qenë me djalin e tij në parkun e fëmijëve, i cili është ankuar tek i ati se po e ngacmonin dy të rinj.

Më pas tek ata ka shkuar Mijatoviç dhe është dhunuar prej tyre. 40-vjeçari shkoi në spital pa shenja jete, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Vëllai i Gjorgje Mijatoviç, Vojini është nënkryetar i qeverisë federale të Bosnje Hercegovinës dhe njëkohësisht Ministër i Zhvillimit dhe Sipërmarrjes.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?