Serbia marrëveshje me Francën për blerjen e avionëve luftarakë ‘Rafale’! Macron në Beograd: Vendi juaj në BE

29 Gusht, 20:45| Përditesimi: 29 Gusht, 22:27

  • Share

SERBI- Presidenti francez, Emmanuel Macron ndodhet në një vizitë dyditore në Serbi, ku është pritur me ceremoni nga homologu Aleksandër Vuçiç. Ashtu siç pritej, vizita e Macron në Serbi u konkretizua me marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Bratislav Gashiç dhe Erik Trapije, CEO i kompanisë Daso, pritet që Serbia të blejë nga Franca 12 avionë luftarakë ‘Rafale’. Marrëveshja me vlerë prej 3 miliardë eurosh sipas zyrtarëve francez është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian.

Presidenti serb ka thënë se kjo nënkupton përmirësim të madh të gatishmërisë luftarake dhe fuqisë ushtarake të Serbisë.

"Ne nuk po shkaktojmë probleme askund, as nuk planifikojmë ta bëjmë këtë, Ky është një sinjal i madh besimi midis Francës dhe Serbisë. Ne vetëm duam ta ruajmë vendin tonë, por kjo do ta bënte Serbinë shumë herë, më të fortë Kemi edhe një gjë për të diskutuar, nuk pajtohemi më ne kemi katër ditë që po luftojmë me këtë”, tha Vuçiç.

Presidenti Emanuel Macron tha se bashkëpunimi me Serbinë ka përjetuar një ngritje të re.

“Sot, me praninë time, dëshiroj të dërgoj edhe një herë një mesazh miqësie nga Franca në Serbi dhe të deklaroj në mënyrën më vendimtare se vendi juaj ka një vend në Evropë, në Bashkimin Evropian”, tha Macron.

“Bashkëpunimi ynë ekonomik është forcuar, kompanitë franceze janë angazhuar në projekte afatgjata infrastrukturore si metroja e Beogradit, modernizimi i aeroportit ‘Nikola Tesla’, ku nesër do të shohim përfundimin e punimeve, modernizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, menaxhimin e mbetjeve dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë”, theksoi Macron.

Kjo është marrëveshja më e madhe për armët e Serbisë prej se ajo u nda me Malin e Zi në vitin 2006. Beogradi e ka kufizuar bashkëpunimin me Moskën pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022 dhe e ka dënuar pushimin, por për dallim nga vendet e BE-së dhe vendet e tjera perëndimore, ai nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

I pyetur nga gazetarët francezë nëse blerja e avionëve luftarakë do të thotë se Serbia po kthehet drejt Perëndimit dhe po largohet nga Rusia, Vuçiq tha se Serbia “nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj”.

“Unë e di që Emmanuel [Macron] do të donte që ne të vendosnim sanksione ndaj Rusisë, e di që do të donte, por ne nuk e bëmë dhe nuk na vjen turp për vendimin tonë. Nuk dua të arsyetohem para jush përse po ua shpjegoj lëvizjet e mia politike njerëzve të tij”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia nuk ka bërë asgjë kundër Ukrainës, se mbështet integritetin e saj territorial dhe e konsideron atë një vend mik.

Në ditën e dytë të vizitës, Macron do të shkojë në Novi Sad, ku do të mbajnë një fjalim në forumin për Rininë dhe Inteligjencën Artificiale. Më pas Macron do të marrë pjesë në një ceremoni inaugurimi në aeroport dhe rreth orës 15.50 do të largohet drejt Parisit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TIMI BALES: 30/08/2024 08:56

    KESHTU I THONE TE GJITHEVE HAHAAA

    Përgjigju
  • Liza: 30/08/2024 08:12

    Kjo tregon se Franca dhe Be nuk kanë as edhe një linje politike largpamëse, po vetën qëllime tregëtare. Si me thënë për dy grushte pare shesin dhe nënën. Do ja shohin hajrin Serbisë, zagarit të Rusisë në rajon.

    Përgjigju
  • Bim: 30/08/2024 08:11

    Ne te ardhmen Shqiperia bashk me Kosoven duhet te blejn avionet e gjenerates te 5 turke Kaan qe duhet te jen gadi per 2030. Serbia eshte duke u armatosur keq e sot per sot nuk eshte nje rrezik por bota ndryshon shpejt e nuk i dihet

    Përgjigju
  • Jfkdk: 30/08/2024 04:13

    Je suis paris... qanin pellazget per charlie hebdo dhe katedralen.

    Përgjigju
  • Alb: 30/08/2024 00:52

    Armiqet si greqija sebija po armatosen kurse shqipnija kapitaliste zero.

    Përgjigju
  • Nasradini: 29/08/2024 22:15

    Punë e madhe Fort. ne kemi cougar plot 3, i hedhim një kovë ujë rafaelit dhe opa Rafaeli

    Përgjigju
  • Kim: 29/08/2024 22:12

    Ndersa ne kemi ushtaret me lopata duke shuar zgjarrin ne pyell

    Përgjigju
    • Aldo: 30/08/2024 07:13

      Kemi Dhe qelbesira plot qe ndezin zjarre dhe i sfiliten ushtaret e shkrete me lopata !

  • albfire: 29/08/2024 21:17

    Edhe ne kemi bere marrveshje me Francen! Nuk jane ekonomike... as ushtarake! Jane kultorore! Kultura mbi te gjitha!

    Përgjigju
    • Azilanti ne Paris: 29/08/2024 21:44

      Franca ketij narkoshteti rilindas nuk i njeh lejedrejtimin Shqiperise. Te vetmit vend ballkanik. Cfare marrveshjesh mendoni se mund te beje Shqiperia me Francen, vecse te bej selfie lideri global ne Paris per karrigen e bythes se vet. Shteti shqiptar eshte jo vetem i korruptuar, por edhe shume i paafte dhe nuk shkon dot ne marreveshke te medha kur nuk ben dot gjera kaq te vogla

  • Analfabet: 29/08/2024 21:15

    Shqipëria merret me Korum duke prish marrveshjen dhe miqesi me turqine do mbetet Shqipëria nje llum shtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?