Serbia plan për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, SHBA: Po vëzhgojmë situatën nga afër

10 Janar, 08:21| Përditesimi: 10 Janar, 08:24

  • Share

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë ka nisur një nismë për rikthimin e detyrimit për të shërbyer për katër muaj.

Në lidhje me këtë, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka thënë se janë duke e vëzhguar nga afër situatën.

“Ne i kemi parë këto raportime dhe po e vëzhgojmë situatën nga afër. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe inkurajojmë vendet e rajonit që të jenë transparente në lidhje me politikat e tyre të sigurisë së brendshme”, ka thënë një zëdhënës i DASH për Klankosova.tv.

Përndryshe, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviq, ka thënë para disa ditësh se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ka nisur iniciativën te presidenti i Serbisë, si komandant suprem, që të hiqet vendimi për suspendimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, pra që të riaktivizohet sërish ligji që definon shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?