Serbia synon ta ndalojë hapjen e profileve anonime në internet

27 Nëntor 2020, 12:17| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 12:21

  • Share

Pas kërcënimeve ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç para disa ditësh Serbia synon që të ndalojë profilet false në rrjetet sociale. Deklarata u dha nga Ministri i Brendshëm  serb Aleksandër Vullin në një intervistë për Pink TV.

Vullin tha se duhet të miratohet një ligj i cili do të ndalonte hapjen e profileve në internet, pa i treguar të dhënat e sakta personale. Vullin nuk ka treguar se në çfarë mënyre do të mund të ndalohej një mundësi e tillë nga ana e shtetit, duke pasur parasysh që rregullat përcaktohen nga kompanitë e rrjeteve sociale dhe jo nga shtetet .

Ai tha se kërcënimet që mori Vuçiç janë çështje për prokurorët dhe gjyqësorin dhe theksoi se krijojnë një klimë të pasigurte për vendin dhe familjen e presidentit.  Ai deklaroi se të gjithë heshtin për "fashizmin" derisa ai t'i prekë ata, por që në fund "të gjithëve iu vijë radha".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?