Ndeshja mes Cagliarit dhe Milan

Seria A, Higuain s’mjafton, Cagliari-Milan mbyllet 1-1

17 Shtator 2018, 10:25| Përditesimi: 17 Shtator 2018, 10:28

  • Share

Milanit nuk i ka mjaftuar goli i parë zyrtar i Gonzalo Higuain për të marrë tre pikë në Sardegna në ndeshjen kundër Cagliarit. Dueli i mbrëmjes së të dielës mes Cagliarit dhe Milanit u mbyll në barazim 1-1 me vendasit që mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Joao Pedro që mposhti Donnarumma nga brenda zonës.

Kuqezinjve u mjaftojnë 10 minuta në pjesën e dytë për të barazuar me argjentinasin Higuain që shënon golin e parë me fanellën e Milanit por kaq. Cagliari –Milan mbyllet 1-1. 4 pikë ka Milani pas katër javëve të para aq sa kushurinjtë e Interin.

Goli i Parolo në fillimin e pjesës së dytë i ka dhënë fitoren Lazios ndaj Empolit në transfertë. Thomas Strakosha fitoi derbin me Veselin . Por portieri shqiptar në fund të takimit bëri një pritje spektakolare dhe shpëtoi Lazion.

Cristiano Ronaldo u zhbllokua në javën e 4-të të Serisë A me dygolëshin që vlejti fitoren në duelin mes Juventusit dhe Sassuolos. Portugezi e pranon që ka qënë në ankth deri sa të shënonte golin e parë por shprehet i lumtur dhe lëshon sfidën për Champions League duke thënë se ky është kompeticioni i tij.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?