Juventus 1-0 Lazio

VIDEO/ Juventusi i falet një autogoli, mposht Lazion dhe kap Napolin në krye të Serie A! Milani tri pikë 'me ndihmën' e VAR

19 Tetor, 22:45| Përditesimi: 19 Tetor, 22:48

  • Share

Serie A e futbollit nisi këtë të shtunë me javën e tetë. Në 15:00, Como dhe Parma barazuan 1-1, ndërsa 2-2 u ndanë Genoa me Bolognan. Kjo e shtunë vijoi në 18:00 me sfidën Milan 1-0 Udinese, ndërsa në 20:45 Juventusi fitoi 1-0 ndaj Lazios dhe kap Napolin në krye.

Në "Allianz Stadium" dhe mes shumë mungesave, Juventusi mposhti 1-0 Lazion duke marrë fitoren e parë që pas 19 gushtit të këtij viti në Torino. Një autogol i Gila në minutën e 85 vendosi ndeshjen, me "Zonjën" që për momentin bashkëkryeson kampionatin me Napolin, paçka se ka një ndeshje më shumë (edhe se Interi). Të martën Juve pret Stuttgartin në Champions League dhe fundjavën që vjen shkon në Milano për t'u përballur me Interin. Juve vijon mos humbasë në Serie A, duke pësuar vetëm një gol. Ndërkohë që në duelin e sotëm Lazio mbeti me një lojtar më pak pas minutës së 24, pasi Romagnoli doli me karton të kuq.

Me shumë vuajtje Milani ia doli të merrte tri pikë duke mposhtur 1-0 në "San Siro" skuadrën e Udineses. Goli i Chukueze në minutën e 17-të vendosi ndeshjen, edhe pse kuqezinjtë luajtën për 61 minuta me një lojtar më pak, kjo pas daljes me të kuq të Reijnders në minutën e 29-të.

Udinese provoi dhe gjeti dy herë golat. Si fillim me Ehizibue në minutën e 45+1 dhe me Kabasele në fundin e sfidës, të dy të anulluar për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR. Me këtë sukses Milan ngjitet në kuotën e 14 pikëve në vendin e tretë.

Në stadiumin "Giuseppe Sinigaglia", Como dhe Parma barazuan 1-1. Miqtë kaluan të parët në epërsi me Bonny pas 20 minutash, teksa Nico Paz barazoi në fundin e pjesës së parë.

"Luigi Ferraris", Genoa barazoi 2-2 me Bolognan. Orsolini dhe Odgaard shënuan dy herë për miqtë, ndërsa Pinamonti me dopietë barazoi në minutat 73 dhe 85.

Serie A, java 8:

E shtunë, 19 tetor 2024

15:00

Como 1-1 Parma

Genoa 2-2 Bologna

18:00 Milan 1-0 Udinese

20:45 Juventus 1-0 Lazio

Renditja:

Ora 20:12
VIDEO/ Dramë, kartona dhe VAR! Milani mposht 1-0 Udinesen në 'San Siro'


Me shumë vuajtje Milani ia doli të merrte tri pikë duke mposhtur 1-0 në "San Siro" skuadrën e Udineses. Goli i Chukueze në minutën e 17-të vendosi ndeshjen, edhe pse kuqezinjtë luajtën për 61 minuta me një lojtar më pak, kjo pas daljes me të kuq të Reijnders në minutën e 29-të.

Udinese provoi dhe gjeti dy herë golat. Si fillim me Ehizibue në minutën e 45+1 dhe me Kabasele në fundin e sfidës, të dy të anulluar për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR. Me këtë sukses Milan ngjitet në kuotën e 14 pikëve në vendin e tretë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?