Leao dhe Fofana pas golit të dytë nga Milan

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

31 Gusht, 22:51| Përditesimi: 31 Gusht, 22:54

  • Share

Serie A e futbollit në Itali vijoi këtë të shtunë me katër ndeshjet e radhës për javën e tretë.

Në "Olimpico", Lazio dhe Milan barazuan 2-2. Pavlovic zhbllokoi për miqtë pas tetë minutave, me Lazion që përmbysi me Castellanos dhe Dia në fraksionin e dytë. Ishte Leao që në minutën e 72-të shënoi golin e barazimit, për të bërë që djemtë e Fonsecas të dilnin me një pikë nga udhëtimi në Romë. Milan duket në alarm pasi në tre ndeshjet e para të Serie A nuk ka mundur të shijojë suksesin.

Në "Diego Maradona", Napoli i Contes fitoi 2-1 me përmbysje me Parmën. Miqtë shënuan pas 19 minutave me Bonny, ndërsa fundi ishte dramatik. Lukaku në 90+2 dhe Anguissa në 90+7 shënuan për napoletanët.

Në "Via del Mare" Leçe iu fal golit të Krstovic në pjesën e parë për të marrë tri pikë dhe mposhtur 1-0 Cagliarin. Për vendasit 90 minuta luajti Ylber Ramadani, ndërsa Medon Berisha qëndroi në stol. Për ishullorët në stol Alen Sherri.

Serie A, raundi 3:

E shtunë, 31 gusht 2024

Bologna 1-1 Empoli

Leçe 1-0 Cagliari

Lazio 2-2 Milan

Napoli 2-1 Parma

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?