Sezoni nis me fluks në Morinë, 9800 qytetarë nga Kosova, marrëveshja e kalimit pa kontroll shmangu radhët në kufi

3 Qershor 2023, 16:14| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 16:28

  • Share

Fundjava në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinit, ka nisur me një fluks të lartë të mjeteve dhe qytetarëve kosovarë, të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar. Vetëm në orët e para të ditës së shtunës, në pikën e kalimit kufitar në Kukës Morinë, kaluan rreth 5 600 automjete të vogla dhe autobusë me rreth 9 800 qytetarë, një pjesë e të cilëve kanë nisur edhe pushimet sezonale.

Pavarësisht fluksit të lartë, nuk u krijuan radhë teksa zbatohet marrëveshja e dy qeverive për kalimet pa kontrolle në kufi për sezonin turistik, e cila mori fuqi nga 1 qershori. Kjo marrëveshje për qytetarët e Kosovës është lehtësuese për shmangien e pritjeve në kufi.

Një pjesë e tyre mendojnë se kontrollet nuk duhet të jenë mes Shqipërisë e Kosovës, në asnjë periudhe të vitit.

Marrëveshja me fuqi operuese  nga 1 qershori deri më 15 shtator u nënshkrua në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive qershorin e vitit të kaluar ndërsa ky është viti i dytë i zbatimit të saj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?