Kronikë

Sezoni turistik gjen Shëngjinin pa ujë dhe pa drita, bizneset ankohen se po u dëmtohet aktiviteti

2 Qershor 2021, 19:08| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 19:43

  • Share

Teksa numri i vizitoreve dhe pushuesve është gjithnjë në rritje, sezoni turistik e gjen Shëngjinin pa ujë e drita duke shtuar problemet për operatorët turistikë në këtë zonë.

“I them vetes gjithmonë pse investova këtu për shkaqet e energjisë dhe ujit. Faktorët kryesor të jetës mungojnë. Ky zhgënjim nuk është vetëm për mua, por për të gjithë turizmin dhe at që vijnë dhe bëjnë turizëm në Shqipëri. Për ekonominë do jetë një pengesë. Do të kërkoja nga qeveria të jenë më të përgjegjshëm”, tha një investues në zonë.

“Ujin e pijshëm nuk e kam parë ndonjëherë se kur vjen. Nuk dihet as kur vjen as kur ikën”, tregoi një tjetër.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes sqaron se aktualisht janë duke bërë remont në rrjet për rritjen e sigurisë se furnizimit me energji elektrike gjate sezonit turistik në qytet dhe njësitë përreth.

Sa i takon mungesës së furnizimit me ujë, burime nga bashkia Lezhë bëjnë me dije se ujësjellësi ekzistues nuk i përgjigjet nevojës qe ka Shëngjini për shkak të rritje demografike. Mësohet se shumë shpejt do të nise zbatimi i projektit për ujësjellësin e ri.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?