Sezoni turistik në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Plazhet private të kujdesen për pastërtinë, ndryshe vitin tjetër si japim leje

31 Maj 2023, 16:29| Përditesimi: 31 Maj 2023, 16:34

  • Share

Hotelet e Shëngjinit që shfrytëzojnë rërën për stacione plazhi duket të kujdesen për pastërtinë, në të kundërt rrezikojnë të mos e marrin lejen vitin e ardhshëm. Paralajmërimi vjen nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

“Kush ka një kontratë që ka fituar me Ministrinë e Turizmin dhe që ka një firmë nga unë, dhe nuk arrin nivelin e lartë të pastërtisë, të mendohet mirë dhe mos të fusë miq, vitin tjetër nuk do të ketë më. Unë nuk kam ndërmend të bëj luftë, unë dua partnerë”, tha ai.

Gjatë takimit me kryebashkiakun, në nisje të sezonit veror, ankesa patën dhe operatorët turistike, sidomos për trafikun e makinave dhe jetski-të që rrezikojnë jetën e pushuesve.

“Teksa ne na kërkohet të jemi biznese të ligjshme, ne duam që për bizneset e paligjshme bashkia të vëre dorë që ne mos të na dëmtojnë. E dyta është disiplinimi i trafikut. Të paktën të jetë policia mos të bllokojë rrugën. Edhe për mjetet lundruese, jetski. Nuk duam që të na ndodhe gjë dhe të mos ftohen. Të kenë një rregull kur të lundrojnë”, tha operatori turistik, Pjerin Fushaj.

Shëngjini, Rana e Hedhun dhe Talja kanë një kapacitet akomodues prej 30 mijë shtetërish ndërsa numri i turistëve ka ardhur në rritje çdo vit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Plazhisti: 31/05/2023 18:02

    Suksese kryetar,ju lutem mos i lejoni sezhllonet te plazhi publik te personave qe kan ble shtepi ne shengjin si dhe kosovare sepse e bllokojnë gjysmën e plazhit publik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?