Qyteti bregdetarë i Vlorës, mbetet një ndër destinacionet më të pëlqyera dhe të vizituara të turistëve të huaj, por jo vetëm.
Edhe pse kanë kaluar shumë pak ditë nga çelja zyrtarisht e sezonit turistik veror, numri i turistëve të huaj është i lartë.
Në Vlorë takojmë turistë pothuajse nga çdo vend i botës, ku pavarësisht pamjes e bukurive natyrore, ata rendisin në listën e tyre si më të preferuarën njerëzit.
“Vij për herë të parë në Shqipëri, këtu në Vlorë prej 5 ditësh. Më pas do të eksploroj edhe vende të tjera. Frutat janë shumë të mira, pamja shumë e mirë, si dhe njerëzit shumë miqësor. Çdo gjë është shumë e mirë, edhe uji. Do të udhëtoj edhe në qytete të tjera ditët në vijim”.- u shpreh një turist.
Të shumtë janë edhe qytetarët vendas, të cilët kryesisht fundjavave lëvizin nga qytetet e tjera të Shqipërisë për të pushuar në bregdet. Ata thonë se Vlora ka pësuar ndryshime vitet e fundit, edhe pse ka ende vend për përmirësime.
“Kam kohë që vij në Vlorë, kam edhe një banesë të vogël këtu. E di sesi ka qenë edhe sesi është”. “ Ne jemi familjarë këtu, vijm për plazh”.- tha një qytetar.
“Ne kemi shtëpinë tonë këtu, vijmë çdo fundjavë. Çmimet varen se ku do të shkosh, dhe se çdo të marrësh”.- u shpreh një tjetër.
Po po zien nga Turistet Vlora Por ai plazhi aty nga publik e shume i frekuentuar nga familjare eshte 20mij lek cadra se e ka marr Ard Kollozi
Përgjigju