Taulant Balla

Mero Baze: Sfida janë bandat politike

15 Korrik 2023, 20:30| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 20:35

  • Share

Taulant Balla ka marrë detyrën e ministrit të Brendshëm, pas një ngjarje që tronditi opinionin publik, për shkak të një vetëgjyqësie fisnore ndaj denoncuesve të tyre në polici, të fisit Rraja ndaj fisit Maja në Fushë Krujë. Ngjarja ishte e rëndë, pasi agresorët ishin fisi i një deputeti socialist dhe dukej se policia hezitonte t’i hetonte për problemet që kishin në komunitet.

Dhe ky vazhdon të mbetet problemi i vetëm dhe më i rëndi i rendit publik në Shqipëri.

Shqipëria ka një përmirësim rrënjësor të sigurisë publike. Tirana dhe qytetet kryesore bregdetare të Shqipërisë janë qytete të sigurta sa i përket sigurisë së qytetarëve. Kriminaliteti është i ulët dhe vrasjet janë gati 50 për qind më pak se një dekadë më parë.

Por krimi publik duket i përqendruar në banda të cilat kanë mbështetje politike, si nga qeveria, por dhe nga opozita, duke u identifikuar me to dhe duke u sjellë si dhunues në emër të politikës.

Shqipëria ka së paku 6-7 grupe kriminale, që konsiderohen zotër të rajoneve të vogla në qytete të ndryshme në Shqipëri, të cilëve të dy palët u huazojnë kandidatë për deputetë dhe u japin garanci politike për mbijetesën e tyre.

Ato grupe janë në fakt dhe problem jo vetëm i rendit public, por dhe zgjedhjeve në Shqipëri dhe më pas qeverisjes.

Taulant Balla është nga politikanët me përvojë më të gjatë elektorale në Sqipëri, i cili është përballur me këtë problem në çdo fushatë. Në fushatën e tij të fundit elektorale, ai u përball me një dhunë që shkaktoi vdekjen e një mbështetësi të tij nga grupe paramilitare të Partisë Demokratike, të cilët vetmorën funksione sigurie të armatosur në emër të mbrojtjes së votës.

Ky është dhe kulmi i një përplasje fizike me pasoj vdekjen mes kësaj tipologjie bandash pro PS dhe PD.

Kjo është dhe sfida e Taulant Ballës, i cili është në qendër të akuzave nga partia e Berishës, si një ministër me prerje të fortë politike dhe frymëzues i militantëve të majtë.

Në të njëjtën pozitë ka qenë Sokol Olldashi më 2005. Ai kandidoi në një nga zonat me kriminalitet të lartë, të lidhur me politikën në Shijak, dhe u vu nën akuzë nga socialistët si njeriu që fitoi mandatin përmes bandave.

Por vetëm disa muaj më pas si ministër i Brendshëm, atij ju desh të dorëzonte në polici plot komisionierë të vetët dhe mbështetës publik të tij, dhe më pas duke arrestuar disa prej bandave politike që kishin lulëzua për shkak të mbështetjes politike.

Asnjë ministër që nuk ka prerje politike, nuk ka fuqi të përballet me këtë problem. Dhe për këtë arsye Taulant Balla ka ngarkesën dhe përgjegjësinë e duhur politike dh është i duhuri për t’u përballur tani si ministër me ferrin që ka provuar si deputet, nga ata që e mbështesin dhe nga ata që dhe kanë dashur ta vrasin. Është koha të provojë se shteti është mbi ta dhe mbi pushtetin.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Conica: 16/07/2023 11:45

    Edhe do e rregulloje rendin ky kokqoshja. E vuri aty mbreti qe tq fuse ne burg me lehte pas Tigrit. Po gomari nuk e merr vesh. I duket vetja kokerr misri.

    Përgjigju
  • Ethem M.Lalaj: 16/07/2023 09:34

    OK,M.Baze: -Disa gjëra duhen thën troç se kush e kur u krijuan bandat,sidomos të votave: 1.Unë që shkruaj jam futur në burg në 1996 nga bandat e Agim Shehut(S.Berishës)pse donin 100 % të votave pa votuarë.Ky KANCER VJEDHJES VOTAVE NUK MJEKOHT SA TË JETË SB MBI DHE'. 2.Në 2013 PS fitoi se Sb e çoi buxhetin në ZERO,Por edhe se Edi Rama i mposhti ose i kapi disa banda me në krye LikeMetën,etj të PD që Sb i di mirë se kush janë,Ndaj ULURIN SE E.RAMA MË VODI VOTAT.. DHE SA TË JETË ER NE NUK FITOJMË,Por, 3.Fakti qëndron ndryshe me PS.E.Rama lejon numurimin e votave SA ti doi qejfi FOLTORES,kur ky hajdut me përmasa PLANETARE për çdo gjë,akuzon kundërshtarin politikë.

    Përgjigju
  • Toni: 15/07/2023 23:11

    Pra Mero na thote qe ashtu si Olldashi, Balla duhet te fuse ne burg ca nga bandat pas tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?