Sfida me Tiranën, Shehi: Për Skënderbeun është detyrim fitorja, të japim 150%

21 Shkurt 2019, 18:29| Përditesimi: 21 Shkurt 2019, 18:45

  • Share

Të premten nis java e 23 e Superligës me një takim mjaft të rëndësishëm si Skënderbeu-Tirana. Në Korçë të besuarit e Orges Shehit do të presin bardhe e blutë të cilët ende nuk e kanë njohur humbjen në 2019, ndërsa nga ana tjetër Skënderbeu po kalon shumë halucinacione. Në prag të takimit trajneri Shehi është shprehur:

“Për ne është detyrim kundër kundështarit të ardhshëm. Është detyrim sepse fituam me Laçin, por gabuam sërish, ndaj duhet të japim 150%”.

Për Shehin këtë përiushë ka qenë e vështirë për të motivuar lojtarët dhe nesër do të duhet të bëjë pa një lidër të ekipit.

“Vangjeli është një lojtar që i ndihet mungesa, pasi është një lojtar stabël dhe na sjell pak përshtjellim. Gjthsesi shpresoj që mos të ndjehet aq aq shumë sa të na prishë punë mungesa e tij.”

Nga ana tjetër te Tirana ka mungesa të rëndësishme dhe disa lojtarë në pikëpyetje. E sigurtë është që kundër Skënderbeut do të mungojnë Hoxhallari, Ismailgeci, Halili dhe Daja, ndërsa në dyshime është edhe Albi Doka. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?