Ilir Meta dhe Sali Berisha

Sfidat e SPAK për 2023, 7 dosjet e korrupsionit të Metës, Berishës e Mediut! Çështja e ‘nxehtë’ që po heton Altin Dumani, i implikuar kreu i PL

26 Dhjetor 2022, 14:40| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 14:50

  • Share

Pasuesi i Arben Krajës në krye të SPAK-ut, Altin Dumani, ka paralajmëruar luftë agresive kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, ndonëse kompetencat e tij, sipas ligjit, janë vetëm administrative. SPAK ka marrë vlerësime kombëtare dhe ndërkombëtare për goditjen e krimit të organizuar, por nga ana tjetër vijon të mbetet në provë sa i takon luftës kundër korrupsionit në nivelet e larta. Goditja e kështjellës së korrupsionit politik vijon të mbetet kushti kryesor për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, si dhe kërkesat që përsëritet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për autoritetet ligjzbatuese shqiptare.

Gjatë viteve 2020, 2021 dhe 2022, SPAK ka regjistruar disa procedime penale për disa nga afera financiare më të bujshme të dy dekadave të fundit, ku si të përfshirë janë akuzuar ish kryeministra, si presidentë, ish ministra dhe ministra. Për shkak edhe të afateve hetimore, SPAK pritet të vendosë për fatin e këtyre dosjeve, nëse do t’i referojë në gjykatë me zyrtarë dhe ish zyrtarë nën akuzë ose do të kërkojë pushimin e çështjeve.

SPAK ka regjistruar që në vitin 2020 procedimin penale për tjetërsimin e pronës publike të ish-Kompleksit Sportiv Partizani nga pushteti i Sali Berishës për llogari dhe në interes të familjes së tij, përfshirë Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të ndërtonte me para të dyshimta 19 kulla mbi pronën e tjetërsuar, duke u bërë pronar me 40 %. Procedimi penal është regjistruar për pastrimin e produkteve të veprës penale. Gjatë vitit 2023, SPAK duhet të vendosë për pushimin e hetimeve ose referimin e dosjes në gjykatë.

Më 24 shtator të vitit 2021, Gjykata e Posaçme e Apelit pranoi kërkesën e SPAK për të rihapur dosjen e Gërdecit, me pasoja 27 viktima, 300 të plagosur dhe qindra banesa dhe biznese të rrafshuara. Vendimi u kundërshtua nga ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i shpëtoi gjykimit me procedurë më 14 shtator të vitit 2009. Gjykata e Lartë rrëzoi Mediun, duke konfirmuar hapjen e dosjes nga SPAK. Në pyetje janë marrë protagonistë të aferës korruptive që përfundoi në tragjedi. Gjatë 2023, pritet që SPAK të kërkojë gjykimin e Fatmir Mediut ose mbylljen e dosjes.

Gjatë vitit 2013, prokurorët e SPAK pritet të vendosin edhe për fatin e disa procedimeve penale për disa afera flagrante të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Në gusht të vitit 2022, SPAK ka regjistruar një procedim penal për çështjen e lobimit në SHBA me 670 mijë USD para të padeklaruara nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në bazë të një kallëzimi të bërë nga ish deputeti Halit Valteri. Një tjetër procedim penal është regjistruar për shërbime estetike nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta në një klinikë në San Marino dhe Austri me para të padeklaruara, në bazën e një kallëzimi penal të referuar nga avokati Idajet Beqiri. Për të dyja linjat e hetimit, prokurorët po presin përgjigjet e letërporosive.

Po gjatë vitit 2022, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal për pastrim parash dhe fshehjen e pronësisë së godinës së LSI-së, në bazë të një tjetër kallëzimi të Halit Valterit. Në 25 korrik, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal nr. 137, për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash, ku të kallëzuar janë Ilir Meta, Monika Kryemadhi, vëllai i Monikës, Drini Kryemadhi dhe vjehrri i Drinit, Nuri Peti. Drini Kryemadhi ka përfituar rreth 360 mijë USD nga kompania e kolaudimit SGS, në formë pagash, gjatë periudhës 2013-2020, dyshohet në mënyrë korruptive.

Në prill të vitit 2022, SPAK ka rihapur dosjen e CEZ-DIA të vjedhjes së parave publike. Hetimet po ndiqen nga vetë drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, ndërsa kanë pyetur një ndër kryesorët e kësaj afere, Kastriot Ismailajn, i dënuar me 11 vite burg. Të vetëm çështje të ‘nxehtë’ që Dumani ka në dorë dhe që mund të japë një mesazh të qartë, është afera CEZ-DIA, ku i implikuar është Ilir Meta. Prokuror i çështjes, bashkë me Dumanin, është edhe Arben Kraja, i cili po heton edhe çështjen e lobimit me para të padeklaruara.

Vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, bashkëshortit të Vojsavës (i dënuar me 11 vite burg), 200 mijë (besohet euro) me urgjencë. Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka deklaruar Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para.

Gjatë vitit 2023, SPAK do të vijojë hetimet për çështjen e inceneratorëve. Në njoftimin për dërgimin në gjykatë të dosjeve për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, SPAK ka njoftuar se po vijon hetimet për implikimin e personave të tjerë, përfshirë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë, të cilët mund të kenë favorizuar apo marrë pagesa të paligjshme nga shoqëria koncesionare e inceneratorëve.

Në hetim nga SPAK janë edhe tre koncesione me vlerë mbi 300 milionë euro në shëndetësi; Check-Up-i, laboratorët dhe sterilizimi, ndërsa i në pyetje është marrë ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 26/12/2022 16:11

    dumani ta rruan. njesoj si kraja,,, nje kercenim dhe i fut gjume dumani...si kraja....

    Përgjigju
  • redi: 26/12/2022 15:19

    Altin Duma i eshte prova kryesore qe do percaktoj mbarevajtjen ose jo te SPAKUT . Mos mdedhkimi i krimit shteteror eshte aresyeja kryedore qe me Krajen sipas sondazheve vetem 27% eshte mbeshtetja per Spakun . Pastaj alternativa e vetme eshte zgjedhja e prokuroreve dhe gjylatesve nga populli sic e kane dhe USA

    Përgjigju
  • BESNIKU GAXHI ÇAFAJT: 26/12/2022 15:19

    Dumani do bēj një vrim në uj siç bën dhe kta të tjerët. Spaku është kot fare është vetëm për të mar roga maramëndëse e pall ariu Spak i dhjer deri në kanather.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?