Sfidat organizative të PD! 

9 Shtator 2023, 21:52| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 21:53

  • Share

PD ka disa sfida të mëdha në të njëjtën kohë edhe të vështira! Disa i ka fituar disa të tjera duhet ti fitojë!

- Sfida më e madhe e PD ishte mbijetesa politike. Sulmet ndaj PD ka qenë të mëdha, të ashpra e me çdo lloj arsenali!

- Sfida e dytë ishte riorganizimi i PD! Edhe kjo sfidë tashmë u kalua. Problemi më i madh në gjithë partitë politike mbetet rritja me meritokraci. Psikoza e partive shqiptare vazhdon tu jap përparësi biznesmenëve, besnikëve/servilëve që qëndrojnë 24 orë në zyra ose afër rrethit të ngushtë.

Qasja e partive politike ndaj figurave me profil të lartë profesional apo me peshë publike është akoma në optikën e primitives. Kriter mbetet sa vota bën, sa njerëz sjellë në takime dhe nëse je intelektual ose me profil të lartë njerëzor e intelektual është me pa rëndësi fare!

- Sfida tjetër për partitë politike mbetet "hapja partisë"! Ky proces nuk është marr asnjëherë seriozisht, por është përdorur vetëm si fasadë ose si ritush. Hapja serioze duhet të jetë në momentin e ngritjes të strukturave dhe përfshirje e figurave të reja në forume duke ju dhënë përgjegjësi e duke pritur energji dhe freski të reja në gjirin e saj.

- Sfida tjetër e madhe është përfshirja reale e Diasporës. Diaspora vazhdon të jetë e pa përfaqësuara e madhe e partive politike shqiptare. Thuajse asnjë parti nuk ka elementë të mirëfilltë të Diasporës në struktura dhe shpesh herë mungon vullneti politik për ta bërë. Siç duket partitë politike shqiptare vazhdojnë të kenë një fobi ndaj Diasporës ose ndaj elementëve të mirë të shqiptarëve që jetojnë jashtë e duan të kontribuojnë në politikën shqiptare dhe ne demokratizimin e tyre.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?