Politikë

Sfidat pas 25 prillit/ Etjen Xhafaj për Report Tv: Me votat e opozitës së re shkarkojmë Metën!  Bashkëpunim PS-PD për integrimit në BE (VIDEO)

3 Qershor 2021, 19:11| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 19:30

  • Share

Deputeti i zgjedhur Etjen Xhafaj tha gjatë një interviste për Report Tv se Partia Socialiste nuk e shkarkon dot e vetme presidentin Ilir Meta pa votat e opozitës parlamentare.  Xhafaj foli edhe për bashkëpunimin me Partinë Demokratike

Partia Socialiste synon ta shkarkojë Presidentin ilir Meta me mbështetjen e opozitës aktuale parlamentare. Ai tha se shkeljet  e Presidentit janë në sytë e të gjithë shqiptarëve

”Unë mendoj se votat janë aty jo vetëm nga partia socialiste por edhe opozita e re e ka parë qe roli i presidentit ka qenë jashtë petkut. Unë besoj se po, por pavarësisht se kush është presidenti është e nevojshme të kemi një president të luaj rolin e tij të pavarur. Nevojitet forcim i mëtejshëm i institucioneve", tha Xhafaj.

Kërkesën e Partisë Socialiste për bashkëpunim me PD, Xhafaj e cilëson të nevojshme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, pavarësisht se kush do të zgjidhet kryetar më 13 Qershor.

"Bashkëpunimi duhet të jetë në të gjitha drejtimet në të mirë qytetarëve. Opozita duhet të jetë ne parlament pasi është e nevojshme pasi duhet bashkëpunim për pikën në të cilën ndodhemi përpara negociatave me BE. Duhet të gjitha palët të përfshihem në proces. Bashkëpunimi duhet të ndodh pavarësisht kush do te jetë kryetar apo jo", tha deputeti i zgjedhur i PS-së në Qarkun Tiranë.

Sipas Xhafës vizioni 'Shqipëria 2030' është plani i rimëkëmbjes  ekonomike. Prioritet  do të jetë sektori i ri online  në fushën e teknologjisë për  punësimi e të rinjve.  

VIDEO/Intervista e plotë

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • drilon: 03/06/2021 20:49

    A eshte ne regull ky...!!?? Si mund te mendosh qe Sali NON GRATA te shkarkoi Like floririn.... Mos fluturo me presh ne b*the se je i ri..... A e njef Saliun dhe Liken....?? Jane dy gangestere qe kane mare opoziten peng... As kaq nuk kupton.... Kush do votoi Muli Zhelal katunari apo Grida prostituta.... Te gjith ata qe do vine ne parlament jane ushtare te Sales.... Cfar matematike ke perforur ate te Lulit 7 her 7 = 42....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?