Shërbimi i Inteligjencës së Natos
viziton Tiranën

19 Prill 2012, 12:04| Përditesimi:

  • Share
TIRANE-Pak kohë pas vrasjes së kapitenit shqiptar Feti Vogli në Afganistan dhe plagosjes së nëntetar Aleksandër Peci një delegacion i shërbimeve ushtarake të Inteligjencës së NATO-s viziton Tiranën. Delegacioni I NATO-s në përbërje të të cilit janë Fhlip L. Ritcheson, Drejtor i Divizionit të Inteligjencës në NATO HQ, Bruksel dhe njëkohësisht Kryetar i Komitetit Ushtarak të Inteligjencës së NATO-s, Admirali Norman. R Hyes, Drejtor i Zbulimit Ushtarak të Komandës Amerikane për Evropën, si dhe Admirali në pension David Ellison, President i Universitetit Kombëtar të Inteligjencës, SHBA, janë takuar me  kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Në këtë takim merrte pjesë dhe drejtori i SHIU-t zoti kolonel Ylli Zyla.
Ndërsa vlerësuan kontributin e misionit tonë në Afganistan zyrtarët e NATOS siguruan Berishën se agjencitë që ata përfaqësojnë janë të angazhuara të vijojnë bashkëpunimin me SHIU-n për tu afruar udhëheqësve politikë dhe ushtarakë informacionin më të saktë dhe në kohën më të përshtatshme të mundshme për ti ndihmuar ata në detyrën dhe vendimmarrjet e tyre të rëndësishme, në mënyrë që misioni në ndihmë të Afganistanit dhe popullit mik të shumëvuajtur të këtij vendi të kurorëzohet me sukses.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?