Ministrja Besa Shahini, nga foltorja e parlamentit ka bërë me dije se shkollat për nxënësit që do të diplomohen do të hapet në datat 18- maj deri në 5 qershor. Duke bërë një bilanc të situatës në arsim deri më tani, Shahini tha se 10 mijë nxënës nuk kanë mundur që të marrin mësim online, e ndërsa 1500 nxënës kanë marrë shërbim psikosocial online.
"10 mijë nxënës që nuk kanë marrë mësime online, po furnizohen me telefona smart. 1500 nxënës kanë marrë shërbim psikosocial online. Numri i madh i studentëve dhe dëmtimi i disa shkollave nga tërmeti, nuk na lejon hapjen e shkollave për të gjithë studentët. Hapje graduale për shkollat e mesme dhe univeritetet. Viti shkollor për nxënësit e arsimit parauniversitar do të mbyllet në qershor të vitit 2020, e rëndësishme që të gjithë nxënësit që duan të studiojnë jashtë vendit të marrin diplomën në kohë, provimet e maturës do të mbahen nëpërmjet datave 8-18 qershor. Shkollat hapen vetëm për nxënësit e klasave të 12-ta. Shkollat hapen në datat 18- maj deri në 5 qershor, duke i shpërndarë nxënësit në të gjitha shkollat edhe ato 9-vjeçare me klasa maksimumi deri në 15 nxënës. Mësimi nga shtëpia do e planifikojmë që të mbyllet pak më herët në fund të majit, që mësuesit të kenë mundësi që të nxjerrin notat. Viti akademik do të shtyhen vetëm me 2 muaj", tha Shahini.
Lajmi kryesor:
Kuvendi me maska e doreza voton faljen e gjobave, shtyrjen e qirave dhe ndryshimin në buxhet për paketën e dytë
B.K.//ReportTv.al