Drejt Punës

Shahisti i vogël italo-shqiptar që mrekulloi botën! 14-vjeçari ishte gati të mundte nënkampionin e botës, eliminohet sepse i bie alarmi i telefonit

13 Janar 2022, 09:51| Përditesimi: 13 Janar 2022, 14:56

  • Share

Vetëm 14-vjeç, por Lorenzo Candian, shahisti i vogël  italo-shqiptar, ishte gati të mundte nënkampionin e botës, Nigel Short. Mosha dhe inteligjenca e Lorenzos duket se nuk ecin paralel dhe këtë ai e dëshmoi më së miri në kampionatin e shahut në Cattolica.

I ulur përballë mjeshtrit Short, me ushtarët e tij të bardhë të rreshtuar, Lorenzoi 'luftoi' për dy orë e gjysmë me ushtarët e zinj të kundërshtarit të tij. Përqendrim e tension në kulmin e lojës, teksa Lorenzo po udhëhiqte bindshëm me 6 pikë e gjysmë përpara, por një alarm i harruar në telefonin që Lorenzo kishte në çantën e shpinës do të bënte që ai të humbiste në tavolinë, pasi sipas rregullores telefonat duhej të ishin fikur.

Babai i tij, Matteo Candian thotë se alarmi i vendosur ishte ora për stërvitjen e Lorenzos. Por pavarësisht se humbi, historia e Lorenzos u 'shpërnda' shumë shpejt, duke mbushur faqe gazetash në Itali.

"Ai ishte shumë i mërzitur, donte të largohej nga turneu, por unë i shpjegova se këto episode e ndihmojnë të rritet", tha ai.

Lorenzo, me nënë shqiptare, Valbona Lushin dhe baba italian, filloi të luante shah që në moshën 8-vjeçare. Babai i tij thotë se ky pasion bëhej gjithnjë më i madh.

"Unë i mësova të gjithë fëmijët e mi të luanin, doja të kishin një alternativë ndaj playstation. Kur Lorenzo filloi të më rrihte, kuptova që nuk kisha më justifikime dhe duhej të gjeja dikë më të fortë me të cilin ai të përballej në mënyrë që të përmirësohej. E regjistrova në klubin Regina Cornaro. Jam shumë krenarë për të", tha babai i Lorenzos.

Ai shprehet se do t'i bëjnë një propozim Short që të zhvillojnë 6 ndeshje vitin e ardhshëm, një lloj raundi i dytë i një loje që përfundoi shumë shpejt për shkak të një alarmi.  

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albanistan: 13/01/2022 16:56

    Shqiptarit te shkrete hahet haku ne gjithe boten, ne jemi te shkelqyer po pse vec ne shqiptareve xhanem na beni padrejtesi

    Përgjigju
  • Scutari: 13/01/2022 15:42

    Tipik shqiptar jo italo-shqiptar! Vetem shqiptarit i bie telefoni ne konferenca, seminare, takime, varrime.....dhe shah!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?