Këngëtarja Shakira

VIP & Spektakël

Shakira fajëson vjehrrën për prerjen e saj të flokëve: E tmerrshme! Është gabimi më i keq i jetës time

1 Korrik 2021, 08:46| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 08:51

  • Share

Në një intervistë për ‘Vogue’, këngëtarja e njohur Shakira tregon se si u krijuan momentet e saj më të mira (dhe më të këqija) të modës dhe bukurisë gjatë karrierës së saj.

Teksa kthehej pas në kujtime, këngëtarja 44-vjeçare përmendi veshjen e saj në vitin 2000 në Latin Grammy Awards dhe flokët e saj të prera. Për këto të fundit ajo fajëson vjehrrën e saj.

“Oh, sa e tmerrshme!” u shpreh ajo pasi pa një foto të saj nga MIDEM 46th Edition në 2012-ën, me flokë bionde të prera shkurt. Për këtë, përmendi këshillën që i dha nëna e Gerard Pique, me të cilin është martuar që prej vitit 2011.

“Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? I ke shumë të dëmtuara’. Dhe ky ishte gabimi më i madh i jetës time”, tha Shakira duke qeshur, dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së Gerald Pique: “Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?