Një burrë nga Las Vegas u arrestua nga policia pasi kreu dy grabitje e më pas vodhi një kamion mallrash të ‘Amazon’.
Pas grabitjeve dhjetëra forca policie ju vunë në ndjekje dhe në përpjekje për t’u larguar, 32-vjeçari u përplas me disa makina.
Burri u gjurmua nga efektivët në Los Angelos nga GPS-i i kamionit që kishte vjedhur. Kur u pikas nga policia, ai rriti shpejtësinë e kamionit dhe më pas u përplas me disa makina të parkuara.
Pas u përplas me 3 mjete, ai doli nga furgoni dhe u përpoq që të arratisjes në autostradë. Por arratisja e tij nuk zgjati shumë pasi u pengua nga një mur i lartë për t’u larguar e më pas nuk i mbeti gjë tjetër veçse të dorëzohej para policisë.
32-vjeçari do të përballet me disa akuza, përfshirë tentativën për vrasjen, grabitje prone, grabitje makine, sulm me armë armë vdekjeprurëse si dhe shmangie e autoriteteve policore. Fatmirësisht nuk kishte të lënduar.