Flamuri amerikan dhe i Kosovës

SHBA krah Kosovës në ‘luftën’ me pandeminë, i vjen në ndihmë me 3 milionë dollarë

28 Janar 2022, 12:28| Përditesimi: 28 Janar 2022, 13:05

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i kanë ndarë 3 milionë dollarë shtesë ndihmë urgjente për Kosovën për luftimin e COVID-19.

Në njoftimin e USAID thuhet se kjo ndihmë do të mbështesë forcimin e mbrojtjes së fëmijëve të cenueshëm që janë goditur nga pandemia dhe do të sigurojë vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve sociale themelore.

Kjo pako, gjithashtu, do të përmirësojë shërbimet në terren në kuadër të sistemit të kujdesit shëndetësor parësor për të promovuar vaksinimin dhe digjitalizuar bazën e të dhënave mbi menaxhimin e rasteve të COVID-19.

“Ndihma financiare prej 3 milionë dollarë amerikanë i është shtuar aktivitetit Reagimi ndaj Pandemisë, i cili zbatohet përmes UNICEF-it dhe ndërton mbi ndihmën paraprake në vlerë prej 5.1 milionë dollarë amerikanë për COVID-19 që USAID-i zotoi për Kosovën gjatë pandemisë”, thuhet në njoftimin e USAID.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?