Programacion

E Hënë
12
Prill
E Martë
13
Prill
E Mërkurë
14
Prill
E Enjte
15
Prill
E Premte
16
Prill
E Shtunë
17
Prill
E Diel
18
Prill
E Hënë
19
Prill
E Martë
20
Prill
E Mërkurë
21
Prill
E Enjte
22
Prill
E Premte
23
Prill
E Shtunë
24
Prill
E Diel
25
Prill
Bota

SHBA, nga 19 prilli nis vaksinimi masiv i popullsisë mbi 18 vjeç

7 Prill, 11:11| Përditesimi: 7 Prill, 11:40

Presidenti Biden e ka shkurtuar me gati dy javë afatin kur çdo i rritur në SHBA do të kualifikohet për vaksinim kundër COVID-19.

“S’do të ketë më rregulla konfuzuese, s’do të ketë më kufizime,” tha presidenti të martën në Shtëpinë e Bardhë duke njoftuar se që nga data 19 prill “çdo 18 vjeç e sipër përmbush kushtet për t’u vaksinuar”.

Deklarata e Biden u bë teksa SHBA po vuajnë një valë tjetër infektimesh me COVID-19, sidomos në radhët e të rinjve, ndërsa programi parashikonte që të zgjerohej me të rinjtë nga data 1 maj.

Në Shtetet e Bashkuara janë bërë deri më tani janë inokuluar 167 milionë doza vaksine, afro 1/3 e popullatës amerikane dhe rreth 40% e të rriturve kanë bërë të paktën një dozë, ndërsa pothuajse  1/5 është e imunizuar plotësisht.

Shtëpia e Bardhë ka parashikuar një paketë prej rreth 2 miliardë dollarësh për imunizimin e popullsisë. 

Synimi i administratës Biden është që të vaksinojë 90% të popullsisë. Së fundmi parashikohet se nga rreth 17 mijë qendra vaksinimi, numri të shkojë në 40 mijë.

Më shumë se 555 mijë amerikanë kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa vaksina është parë si zgjidhje për të parandaluar përkeqësimin e bilancit.

S.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër anulimit të moratoriumit të gjuetisë premtuar nga Lulzim Basha?