Rusia sulm në Severodonetsk, Zelensky: Qyteti i shkatërruar tërësisht! Lavrov: Prioriteti ynë është çlirimi i Donbasit! Përçahet BE, dështon të arrijë pajtim për embargon ndaj naftës ruse

29 Maj 2022, 07:34| Përditesimi: 29 Maj 2022, 22:35

  • Share

UKRAINË- Lufta në Ukrainë ishte sot në ditën e saj të 95-të. Rusia vazhdon përparimin e saj të ngadaltë por të qëndrueshëm drejt Donbass. Moska ka njoftuar se ka pushtuar qytetin me rëndësi strategjike, Lyman. Trupat nga Moska kanë hyrë në Severodonetsk, ku ukrainasit mund të bëjnë një tërheqje strategjike. Presidenti ukrainas Zelensky ka thënë se qyteti është tërëfsisht i shkatërruar, ndërkohë që ministri i Jashtëm rus ka nënvizuar se Rusia është e vendosur deri në cclirimin e plotë të rajonit. Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov ka thënë se Severodonetsk në kontrollin e plotë të rusëve. Të shtunën, liderët e Francës dhe Gjermanisë, Macron dhe Scholz telefonuan Putinin për 90 minuta.  ata i kërkuan të fillonte negociatat "serioze" me Zelensky, të pushonte sulmet dhe të lejonte grurin ukrainas të largohej nga portet. Putin u përgjigj se është gati të zhbllokojë grurin për të shmangur një krizë humanitare globale, por në shkëmbim të heqjes së sanksioneve perëndimore.

Negociatorët e Bashkimit Evropian kanë dështuar që të arrijnë marrëveshje mbi embargon ndaj naftës ruse, por do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur një pajtim para nisjes së samitit të BE-së më 30 maj, tha një zyrtar i bllokut. Shtetet e BE-së po diskutojnë për një propozim, sipas të cilit, shtetet anëtare do të pranonin të vendosnin ndalesë për furnizimet me naftën ruse që vijnë përmes detit për në BE, deri në fund të vitit.

Vazhdon stuhia politike në Itali mbi hipotezën se kreu i Legës, Matteo Salvini mund të bëjë një vizitë në Moskë. Mes kritikave është edhe ajo e Giorgia Melonit, liderit të Vëllezërit të Italisë: “Nuk duhet të thyejmë frontin perëndimor, Ukraina nuk mund të anketohet.

Forcat e Armatosura të Ukrainës pretendojnë se kanë eliminuar komandantin e një batalioni rus të Regjimentit të 104-të të Sulmimit Ajror, nënkolonelin Alexander Dosyagaev. Njoftimi është bërë nga Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë armë të reja të fuqishme në Ukrainë për t'iu kundërpërgjigjur Rusisë. Paketa e re e ndihmës do të përfshijë sistemet e raketave me rreze të gjatë veprimi , pra ato të kërkuara nga Kievi në javët e fundit. Në veçanti, bëhet fjalë për sistemin Mlrs, Multiple Launch Rocket System, i aftë për të lëvizur shpejt në automjete të lehta artilerie dhe për të gjuajtur raketa të shumta në të njëjtën kohë. Vendimi vjen 24 orë pas paralajmërimit të lëshuar nga Rusia që SHBA të mos "kalojë vijën e kuqe" duke ofruar sisteme mbrojtëse për ukrainasit.

Ppresidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkon botës “të njohë zyrtarisht Rusinë si një shtet terrorist dhe si sponsor të terrorizmit”.  Zelensky ka njoftuar se në fjalimin e tij në Këshillin Evropian o të flasë për "terrorin" që është bërë në fakt forma e vetme e veprimit të shtetit rus ndaj Evropës”.

"Kjo pasqyron realitetin e përditshëm që pushtuesit kanë krijuar në Ukrainë dhe mezi presin ta sjellin në Evropë. Dhe kjo duhet të vërtetohet ligjërisht. Terror në tokën ukrainase. Terror në tregun e energjisë në Evropë, jo vetëm në vendin tonë. Terror në tregun ushqimor, në shkallë globale. Dhe cili do të jetë terrori i radhës?", pyeti presidenti ukrainas.

Këshilltari i Ministrit të Brendshëm ukrainas, Viktor Andrusiv, gjatë një interviste për “Canale 24 ”,deklaroi se gjatë luftës në Ukrainë, janë shkatërruar mbi 30% e tankeve të ushtrisë ruse.

“Para luftës kundër Ukrainës, Rusia kishte rreth 3 mijë tanke moderne dhe mbi 30% e tyre u shkatërruan nga mbrojtësit tanë në tre muaj. Për gjashtë muaj kjo shifër vetëm do të rritet”, tha Andrusiv duke konfirmuar se Moska u detyrua të rifuste në shërbim tanket e vjetra T-62 të projektuar nga sovjetikët, që datojnë në vitet 1970", tha Andrusiv. 

Janë dëgjuar shpërthime të forta në Kharkiv, në Ukrainën lindore, sipas raportimeve të “Canale 24”. 

Ora 22:55
Lavrov: Qytetarët do të vendosin për të ardhmen e zonave të çliruara, Prioriteti ynë kryesorë, çlirimi i Donetskut

"E ardhmja e territoreve të Ukrainës ku Rusia po kryen operacionin e saj special ushtarak duhet të vendoset nga qytetarët e saj”, tha Lavrov në një intervistë për televizionin francez Tf1 të xhiruar nga TASS . 

"Unë nuk mendoj se ata do të jenë të lumtur të sundohen përsëri nga regjimi neo-nazist i cili ka zbuluar natyrën e tij totalisht rusofobike. Varet nga vetë qytetarët që të vendosin," shtoi ai.

“Prioriteti ynë kryesor është çlirimi i Donetskut dhe Luganskut, të cilat tani njihen nga Rusia si shtete të pavarura”, tha Lavrov,

Ora 22:29
Ministri gjerman: Uniteti europian rrezikon të shkatërrohet, Europa duhet të jetë e bashkuar

Uniteti i BE-së për sanksionet kundër Rusisë rrezikon të "shkatërrohet" nëse nuk gjendet një dakortësi për embargo e naftës ruse, kështu u shpreh ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, në një konferencë shtypi në prag të takimit të Këshillit Evropian.

Habeck më pas nisi një thirrje për unitet evropian, sepse "kur Evropa është e bashkuar, ajo mund të përdorë fuqinë e saj të madhe ekonomike".

Kujtojmë se sot Bashkimi Europian dështoi sërish për të arritur një marrëveshje për embargon e naftës Ruse pasi Hungaria vendosi veton.

Ora 22:20
Lavrov: NATO nuk do ta lërë BE-në të vendosë për përdorimin e forcave të saj të armatosura në Ukrainë

1653374626_Capture.JPG

Lavrov: NATO nuk do ta lërë BE-në të vendosë për përdorimin e forcave të saj të armatosura në Ukrainë

NATO nuk do të lejojë Bashkimin Evropian të vendosë se ku dhe si t'i përdorë forcat e veta të armatosura, tha ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov në një intervistë për kanalin francez TF1 të cituar nga TASS . 

"Ata shpikën një busull strategjike'për t'i dhënë një dimension ushtarak Bashkimit Evropian. Nuk ka gjasa që do të jetë e dobishme sepse në çdo rast Bashkimi Evropian i militarizuar tashmë konsiderohet nga Aleanca Atlantike si një shtesë e NATO-s dhe jo një entitet i pavarur që vendos vetë kur dhe si t'i përdorë forcat e veta të armatosura. Jam i bindur se Bashkimi Evropian nuk do të lejohet ta bëjë këtë”, tha ai/

Ora 21:43
 Zelensky shkarkon shefin e sigurimit të Kharkiv

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkon kreun e shërbimit ukrainas të sigurisë në rajonin e Kharkiv, Roman Dudin.

“Që në ditët e para të pushtimit në shkallë të gjerë, në vend që të punonte për mbrojtjen e qytetit, ai kujdesej për të tijën, interesat, arsyet do t'i zbulojë policia", thotë Zelensky në një video të sapo postuar në kanalin e tij Telegram. 

Presidenti ukrainas më pas iu drejtua, veçanërisht, qyteteve ukrainase, Kharkiv, ku ishte sot, Kievit dhe Kryvyj Rih, vendlindja e tij, duke kujtuar se pavarësisht vështirësive "ne do të fitojmë".

Ora 21:29
Zelensky flet pas vizitës në Kharkiv: Rusia tashmë ka humbur jo vetëm betejën për Kharkivin por për gjithë Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për vizitën e tij në qytetin e Kharkiv, udhëtimi i tij i parë jashtë rajonit të kryeqytetit që nga pushtimi rus.

"Kharkovi pësoi goditje të tmerrshme nga pushtuesit. Ndërtesat e zeza, gjysmë të rrënuara të apartamenteve kanë pamje nga lindja dhe veriu nga ku gjuante artileria ruse, ku po vinin avionët luftarakë rusë", tha Zelensky.

“Rusia tashmë ka humbur jo vetëm betejën për Kharkivin, jo vetëm betejën për Kievin dhe veriun e vendit tonë. Ajo humbi të ardhmen e saj dhe çdo lidhje kulturore me botën e lirë”, tha ai. 

Zelensky vlerësoi autoritetet në Kharkiv, por tha se për fat të keq, nuk mund të them të njëjtën gjë për udhëheqjen lokale të SBU shërbimit të sigurisë.

Ai tha se kishte shkarkuar kreun e SBU-së rajonale, i cili "nuk punoi për të mbrojtur qytetin që në ditët e para të një pushtimi në shkallë të gjerë dhe mendonte vetëm për veten e tij personalisht".

"Një e treta e rajonit të Kharkiv është ende nën okupim. Ne patjetër do ta ç'pushtojmë të gjithë territorin”, tha Zelensky.

Duke iu kthyer luftimeve në Donbas, Zelensky tha se 90% e banesave në Severodonetsk ishin dëmtuar. 

"Marrja e Severodonetsk është një detyrë themelore për kontigjentin okupues. Dhe atyre nuk u intereson se sa jetë do të duhet të paguajnë për këtë përpjekje për të ngritur flamurin rus”, tha ai.

Ora 20:39
Hungaria prish gjithçka/ Përçahet BE, dështon të arrijë pajtim për embargon ndaj naftës ruse

Negociatorët e Bashkimit Evropian kanë dështuar që të arrijnë marrëveshje mbi embargon ndaj naftës ruse, por do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur një pajtim para nisjes së samitit të BE-së më 30 maj, tha një zyrtar i bllokut. Shtetet e BE-së po diskutojnë për një propozim, sipas të cilit, shtetet anëtare do të pranonin të vendosnin ndalesë për furnizimet me naftën ruse që vijnë përmes detit për në BE, deri në fund të vitit.

Përjashtime do t’iu mundësoheshin disa shteteve – Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke – që të pranojnë naftë përmes tubacionit rus Druzhba, që është i gjatë 4,000 kilometra. Bloomberg, duke cituar burime që kanë njohuri me negociatat që janë zhvilluar, raportoi se Hungaria po refuzon që të arrijë kompromis. Kjo media tha se Budapesti më herët kishte sugjeruar se do të mbështeste përjashtimin, që do të lejonte pranimin e dërgesave të naftës përmes tubacionit rus. Por, tha se Budapesti tani po kërkon koncesione të mëtejme.

Më 2021, Rusia ka dërguar afër 720,000 fuçi në ditë të naftës së papërpunuar në rafineritë evropiane përmes tubacionit të saj kryesor në rajon, krahasuar me 1.57 milion fuçi në ditë përmes dërgesave me anije në portet e Baltikut, Detit të Zi dhe Arktik.

Shumica e dërgesave përmes tubacioneve shkojnë në Gjermani dhe Poloni, por këto dy shtete kanë lënë të kuptohet se do të tentojnë të ulin varësinë e tyre nga furnizimet ruse pavarësisht çdo veprimi që mund të ndërmarrë BE-ja. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, tha më 29 maj se ishte i shqetësuar se uniteti i BE-së “ka filluar të rrënohet”, teksa blloku përgatitet që të takohet për të diskutuar për embargon ndaj naftës dhe përpjekjeve të tjera që kanë për qëllim të ulin varësinë nga energjia ruse.

Liderët e BE-së do të takohen më 30-31 maj për të diskutuar për sanksionet e reja të mundshme kundër Moskës, përfshirë edhe embargon ndaj naftës, për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. “Pas sulmit rus në Ukrainë, ne pamë se çfarë ndodh kur Evropa qëndron e bashkuar. Teksa samiti po afrohet, le të shpresojmë që ky unitet të vazhdojë. Por, uniteti veçse ka filluar të rrënohet sërish”, tha Habeck gjatë një konference për media./REL/

Ora 20:20
Kievi: Më shumë civilë të vrarë se ushtarë ukrainas

"Numri i viktimave civile është dhjetë herë më i lartë se numri i viktimave ushtarake. Kjo tregon se ushtria ruse dhe Rusia janë në luftë me popullsinë civile të Ukrainës, jo me forcat tona të armatosura," shkruan kryeministri i Ukrainës, Denis Shmygal. Lajmin e bën të ditur Ukrinform .

Ora 19:57
Dështon serish arritja e një marrëveshje në BE për embargon e naftës ruse

Marrëveshja e BE-së për embargon ndaj naftës ruse nuk u arrit as sot. 

Hungaria ruajti veton e saj pavarësisht përjashtimit të propozuar nga embargoja e naftës së papërpunuar nga tubacioni. Kështu mësohet nga burime diplomatike në Bruksel. 

Nesër në mëngjes ambasadorët e njëzet e shtatë do të takohen sërish për një përpjekje të fundit përpara samitit të BE-së që fillon në orën 16:00, shkruan La Repubblica.

Ora 19:52
Macron dhe Scholz 80 minuta bisedë telefonike me Putin, kërkohet lirimi i 2500 ushtarëve ukrainas të kapur robër dhe heqja e bllokades në portet e Detit të Zi

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Olaf Sxholz kanë zhvilluar sot një bisedë të gjatë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin ku kanë diskutuar për luftën në Ukrainë dhe zhbllokimin e porteve në Detin e Zi.

Dyshja "këmbëngulën për një armëpushim të menjëhershëm dhe një tërheqje të trupave ruse", tha zyra e kancelarit.

Udhëheqësi rus tha se Moska ishte e hapur për rifillimin e dialogut me Kievin, sipas Kremlinit.

Ai nuk përmendi mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Putinit dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas tha më herët se ai nuk ishte "i etur" për bisedime, por shtoi se ato ka të ngjarë të jenë të nevojshme për t'i dhënë fund konfliktit.

Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë mbajtur raunde të shumta bisedimesh nga distanca dhe personalisht që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, por përpjekjet kanë ngecur vonë.

Franca dhe Gjermania i kërkuan gjithashtu zotit Putin të lirojë 2,500 luftëtarë ukrainas të marrë si robër lufte në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Fabrika e përhapur u bë streha e fundit në qytetin port jugor, i cili duroi bombardimet e pamëshirshme nga forcat ruse dhe tani shtrihet në rrënoja.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e Moskës thanë se luftëtarët e fundit që mbronin fabrikën ishin dorëzuar, ndërsa presidenti Zelensky tha se atyre u ishte dhënë leja për t'u larguar.

Rusia ka thënë më parë se më shumë se 900 luftëtarë u transferuan në një koloni burgu të rihapur në Olenivka, një fshat në Donetsk të pushtuar nga Rusia. Një numër më i vogël me plagë të rënda u dërguan në një spital në qytetin e Novoazovsk, gjithashtu në Donetsk.

Ukraina shpreson se ata do të lirohen si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve por Rusia nuk e ka konfirmuar këtë. Disa ligjvënës rusë argumentojnë se luftëtarët duhet të gjykohen apo edhe të ekzekutohen.

Gjithashtu gjatë telefonatës, liderët francezë dhe gjermanë i kërkuan zotit Putin të heqë bllokadën e Rusisë ndaj portit ukrainas të Odesa-s, për të lejuar eksportet e grurit.

Kremlini tha se Putin ofroi të shikonte opsionet, për të ndihmuar në adresimin e rrezikut të një krize globale ushqimore - por kërkoi që Perëndimi të hiqte sanksionet.

Rusia paralajmëroi gjithashtu Francën dhe Gjermaninë kundër shtimit të furnizimeve me armë në Ukrainë, duke thënë se kjo mund të rrisë edhe më tej destabilitetin.

Ora 19:05
Borrell bisedë telefonike me Dmytro Kuleba: Do të  mbështesim eksportin e produkteve bujqësore nga Ukraina

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, në kuadër të samitit joformal të BE-së që do të mbahet nesër dhe të martën në Bruksel dhe në të cilin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të fliste edhe përmes videokonferencës. 

“BE vazhdon të lehtësojë ofrimin e ndihmës ushtarake. Me liderët e BE-së do të përpunojmë se si të mbështesim eksportin e produkteve bujqësore nga Ukraina dhe ndikimin e agresionit rus në sigurinë globale të ushqimit,”, tha Borrell.

Ora 18:48
Vizita e Zelenskyt në Kharkiv dhe mesazhet që fshihen pas saj

Zelensky vizitoi trupat në vijën e frontit pranë Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, shpërndau çmime dhe dhurata dhe falënderoi ushtarët për shërbimin e tyre.

“Ju po rrezikoni jetën tuaj për të gjithë ne dhe shtetin tonë,” tha ai. 

“Faleminderit për mbrojtjen e pavarësisë së Ukrainës. Kujdesu”, shtoi Zelensky.

Vizita ishte një demonstrim i suksesit të vendit në largimin e forcave ruse nga qyteti. Dhe ndoshta kishte për qëllim të rriste moralin ndërsa Ukraina përpiqet të frenojë një ofensivë masive ruse në zonën e Donbasit më në lindje. Një sulm që po shkakton vuajtje dhe shkatërrime të mëdha.

Disa orë pasi presidenti u largua, shpërthime të forta u raportuan në Kharkiv. Një mesazh se kërcënimi i forcave pushtuese atje mund të jetë zbutur, por nuk është zhdukur plotësisht.

Ora 18:36
Erdogan njoftoi se do bisedojë me Putin dhe Zelenskyn për ti dhënë fund luftës në Ukrainë, Papa Françesku: Vlerësoj përpjekjet e Erdoganit për paqe

1653488212_Capture.JPG

 

"Papa Françesku vlerëson përpjekjet e Presidentit tonë Erdogan për të pajtuar Ukrainën dhe Rusinë. Zgjidhja mund të gjendet vetëm përmes diplomacisë dhe negociatave, jo përmes luftës. E vetmja mënyrë e mundshme për të vendosur një armëpushim dhe për të nisur negociatat është përmes diplomacisë", kështu deklaroi Lutfullah Goktas, ambasador i Turqisë në Selinë e Shenjtë, i cili dje u prit në audiencë nga Papa Françesku në Pallatin Apostolik të Vatikanit.

Ora 18:33
Lufta në Ukrainë, Erdogan do të bisedojë nesër me Putin dhe Zelensky

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar planet për të zhvilluar nesër bisedime telefonike me homologët rusë dhe ukrainas Vladimir Putin dhe Vladimir Zelensky. 

Duke folur me gazetarët turq pasi u kthye nga Azerbajxhani, Erdogan iu referua edhe çështjes së anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

"Sigurisht, Rusia nuk i shikon këto gjëra pozitivisht. Para së gjithash, Rusia është veçanërisht e shqetësuar për çështjen finlandeze. Sepse është një vend kufitar, pra nuk e mbështet pranimin e Finlandës ne NATO, ne fakt Rusia nuk ka mbështetur pranimin e asnjë prej vendeve skandinave. Ne ëndërrojmë qe kjo lufte mes Rusisë dhe Ukrainës te përfundoje ne paqe sa me shpejt por duket se çdo ditë ngjarjet po zhvillohen në mënyrë më negative", tha Erdogan.

Ora 15:36
Erdogan nuk ndryshon qëndrim: Nuk e mbështesim anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se bisedimet e javës së kaluar me delegacionet finlandeze dhe suedeze nuk ishin në "nivelin e pritur" dhe Ankaraja nuk mund të miratojë kërkesat e tyre për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

"Për sa kohë që Tajip Erdogan është kreu i Republikës së Turqisë, ne definitivisht nuk mund t'u themi "po" vendeve që mbështesin hyrjen e terrorizmit në NATO," tha presidenti.

Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t'i bashkohen aleancës ushtarake.

Të dy vendet nordike mohojnë mbështetjen e militantëve kurdë. Por ata i janë bashkuar vendeve të tjera të BE-së në vendosjen e një embargoje të armëve ndaj Turqisë pas operacioneve të saj kundër grupeve kurde në Siri.

Ora 15:26
Zelensky del nga Kievi, viziton ushtarët në Kharkiv

Zyra presidenciale e Volodymyr Zelenskyt ka njoftuar sot se presidenti ukrainas ka “dalë” nga Kievi dhe ka zhvilluar një vizitë në rajonin e Karkiv-it ku Presidenti ka parë nga afër pozicionet e vijës së parë në këtë rajon.

"Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj. Ju rrezikoni jetën tuaj për të gjithë ne dhe shtetin tonë," u tha presidenti trupave.

Qyteti verilindor ka përjetuar disa nga luftimet më të ashpra që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

Ora 14:10
Ukraina: Rusët po mbledhin kufomat e civilëve nga një supermarket në Mariupol

Këshilltari i Kryetarit të bashkisë së Mariupolit tha se rusët po grumbullojnë kufomat e ukrainasve të vrarë në një supermarket.

“Në ambientet e supermarketit Schyryi Kum në bulevardin Svobody, rusët kanë krijuar një hapësirë për mbledhjen e trupave. Ata po i grumbullojnë si sikur të ishin mbeturina”, tha Andriushenko, raportuar nga “Ukrinform”.

Ora 13:21
Shpërthime të forta në qytetin ukrainas, Kharkiv

Janë dëgjuar shpërthime të forta në Kharkiv, në Ukrainën lindore, sipas raportimeve të “Canale 24”. 

Alarmi në qytet ra në orën 12:32 me orën lokale, ku menjëherë më pas filluan shpërthimet.

Ora 11:40
Ukraina: Ushtria ruse me mungesa, 30 % e tankeve i kemi shkatërruar, po përdorin tanket e projektuara nga sovjetikët

Këshilltari i Ministrit të Brendshëm ukrainas, Viktor Andrusiv, gjatë një interviste për “Canale 24 ”,deklaroi se gjatë luftës në Ukrainë, janë shkatërruar mbi 30% e tankeve të ushtrisë ruse.

“Para luftës kundër Ukrainës, Rusia kishte rreth 3 mijë tanke moderne dhe mbi 30% e tyre u shkatërruan nga mbrojtësit tanë në tre muaj. Për gjashtë muaj kjo shifër vetëm do të rritet”, tha Andrusiv duke konfirmuar se Moska u detyrua të rifuste në shërbim tanket e vjetra T-62 të projektuar nga sovjetikët, që datojnë në vitet 1970", tha Andrusiv. 

Ora 11:11
Lideri çeçen: Rusët morën Severodonetsk, qyteti nën kontrollin e plotë të tyre

Në Republikën Popullore të Luhanskut. Këtë e ka mbështetur

Lideri çeçen i Republikës Popullore të Luhanskut ka deklaruar se Severdonetsk është nën kontrollin tonë të plotë të forcave ruse.

Sipas Kadyrov, forcat ruse duhet të kishin marrë kontrollin e qytetit brenda një jave, por qëllimi u arrit më shpejt.

"Ushtarët tanë e arritën atë edhe më shpejt, në tre orë," shtoi Kadyrov, cituar nga Tass.  

Ora 10:20
Zelensky: Rusia të shpallet shtet terrorist

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë videos së tij më të fundit të publikuar është shprehur se Rusia duhet të shpallet zyrtarisht një shtet terrorist.

“Unë do të vazhdoj t'i kujtoj botës se Rusia më në fund duhet të njihet zyrtarisht si një shtet terrorist, sponsor i terrorizmit. Kjo është thjesht një e  vërtetë. Kjo është e drejtë dhe pasqyron realitetin e përditshëm që pushtuesit kanë krijuar në Ukrainë dhe janë të etur për t’a çuar përpara edhe në Evropë. Dhe kjo duhet të sanksionohet ligjërisht. Ne punojmë çdo ditë për të forcuar mbrojtjen tonë. Çdo ditë po i afrohemi momentit kur ushtria jonë do t'i kalojë pushtuesit për nga teknologjia dhe forca. Sigurisht që kjo varet partnerët , nga gatishmëria e tyre për furnizim, të nevojshme për të mbrojtur lirinë" tha Zelensky në fjalimin e tij gjatë natës.

Ora 09:50
‘Hiqet kufiri i moshës për shërbimin në ushtri’, Putin miraton ligjin e ri

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin e ri, sipas së cilit hiqet kufiri i sipërm i moshës për shërbimin në ushtri.

Duma e Shtetit të Rusisë miratoi projektligjin ditën e mërkurën, por ishte i nevojshëm nënshkrimi i Putinit që ai të bëhej ligj.

Sipas ligjit të mëparshëm , shtetasit e moshës 18 deri në 40 vjeç dhe të huajt nga 18 deri në 30 vjeç mund të regjistroheshin në ushtrinë ruse, por me ligjin e ri të miratuar nga Putin këto kritere nuk janë më.

Ndryshime në ligj vijnë në një kohë kur Moska ka një numër të lartë të ushtarëve të vdekur në atë që Rusia e quan një “operacion ushtarak special” në Ukrainë.

Ndryshimet u hartuan nga kreu i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore, Andrei Kartapolov dhe Zëvendësi i tij i parë, Andrei Krasov.

Sipas raportimeve të “TASS”, ata besojnë se heqja e një kufiri të sipërm të moshës do të tërheqë specialistë në fusha të tilla si mbështetja mjekësore, inxhinieria dhe komunikimi.

Ora 07:34
Ambasadori rus në Britani: Moska nuk do të përdorë armë bërthamore

Ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar Andrey Kelin ka siguruar se Rusia nuk ka ndërmend të përdorë armë bërthamore taktike në Ukrainë.

"Sipas doktrinës ushtarake ruse, kjo lloj arme nuk përdoret në konflikte të tilla. Rusia ka dispozita shumë strikte për përdorimin e tyre, , veçanërisht kur rrezikohet ekzistenca e shtetit. Nuk ka të bëjë me operacionin aktual”, tha Klein gjatë një interviste për BBC-në.

Ora 01:00
400 makina që transportonin të evakuuar nga jugu i Ukrainës mbeten të bllokuara në postbllokun rus

Rreth 400 automjete që transportonin të evakuuar nga Ukraina jugore janë mbajtur në një pikë kontrolli rus në Vasylivka për dy ose tre ditët e fundit, njoftoi të dielën transmetuesi ukrainas Suspilne.

Makinat po mbajnë shumë familje me fëmijë dhe foshnja të vogla, sipas transmetuesit. Automjetet vinin kryesisht nga qytetet Kherson, Mariupol dhe Berdiansk.

Vasylivka është pika më e madhe e kontrollit të kontrolluar nga Rusia që të evakuarit duhet të kalojnë në territorin e kontrolluar nga ukrainas. Ndodhet në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës jugore.

“Forcat ruse mbyllin periodikisht kalimin, duke lënë familje të bllokuara atje, duke pritur në kushte të tmerrshme", tha Oleksandr Staruh, kreu i administratës ushtarake të rajonit ukrainas Zaporizhzhia.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqipoja: 29/05/2022 07:55

    Ballkanin me 2 dite bombardime e kthen amerika edhe nje here sic ishte. Halli eshte i ukraines qe e ka ne kufi Rusine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?