Foto ilustruese e armës së përdorur nga 14-vjeçari

SHBA/ 'Stop se është Krishtlindje', sherr në familje për dhuratat, 14-vjeçari vret motrën dhe më pas qëllohet nga i vëllai

27 Dhjetor 2023, 09:56| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 09:57

  • Share

Një tragjedi ka ndodhur natën e Krishtlindjeve në SHBA, ku një 23-vjeçare është qëlluar për vdekje nga vëllai i saj 14-vjeçar pas një sherri për dhuratat e Krishtlindjeve. Menjëherë pas kësaj, vëllai tjetër një 15-vjeçar ka qëlluar me armë 14-vjeçarin duke e lënë të plagosur.

Diskutimi filloi teksa bënte pazar me nënën e tij dhe një vëlla tjetër 15-vjeçar, por më pas debati vazhdoi edhe në shtëpinë e gjyshes së tij, në një qytet pranë Tampës. Pikërisht aty 14-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë gjysmë automatike, raporton La Repubblica.

Motra e tij, e cila me sa duket nuk e kishte marrë seriozisht, i kërkoi disa herë që të ulte armën dhe të ndalonte se "është Krishtlindje". Si kundërpërgjigje ai e qëlloi në gjoks dhe e vrau. Vëllai tjetër doli me një armë tjetër dhe nga ana e tij qëlloi 14-vjeçarin, i cili i është nënshtruar një operacioni dhe nuk është në gjendje të rëndë. Ai akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Të dy djemtë ishin dënuar më parë për grabitje.

14-vjeçari akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe përdorim të paligjshëm të armës, ndërsa vëllai i tij 15-vjeçar akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?