Koha antikorrupsion në Shqipëri, po rënkon dhe nuk do që të dorëzohet. Por do të dorëzohet se nuk ka nga t'ia mbajë. Procesi ndërkombëtar do të vijojë dhe po pritet ardhja e ekspertëve të huaj në Tiranë. Këta do të jenë amerikanë dhe gjermanë. Korrupsioni kryeministror, por edhe ai tjetri në të gjitha rangjet shtetërorë, është në gjendje frike.
l.
Këta kryeministra menduan se do të kalonin gjithmonë si në gjalpë: vidh, gënje e sundo, dhe ble zgjedhjet për të sunduar shqiptarët e ndërkallur ndërkohë me dhunë në varfëri ekstreme.
Por koha ndryshoi. Ndërhyrja amerikane antikorrupsion e ka formuar tani të gjithë aspektin kushtetues dhe atë ligjor për zhvillimin konkret të luftës antikirruosion. I gjithë korrupsioni aktual shtetëror tani është i hetuar nga organet e specializuara ndërkombëtare. Gjithë vlera e korrupsionit tani është e evidentuar, dhe ligjet e konfiskimit të pasurisë së ardhur nga korrupsioni shtetëror janë në forcë.
Të korruptuarit e mëdhenj tani po ndihen se janë krejt të pambrojtur, por të gjithë e kanë shpresën te Rama. Ky në fakt është më i paafti mes tyre, por i është mbushur mendja se do të mundë edhe Amerikën, edhe Gjermaninë. Dhe vjen vërdallë nëpër Shqipëri se e ka tmerr të rrijë në zyrë; por një mendje sterile i thotë se mund të gjejë shpëtim në Stamboll.
Në Uashington dhe Berlin po tallen me të. Në Bruksel ministri i jashtëm i Holandës tha që kryeministri shqiptar shkon te Sulltani i Turqisë. Kurse ky kryeministër, i dalë krejt nga sistemi mendor, i bën tehmena Erdoganit, por as vetë nuk e di se përse e do. Në fakt nuk ka para për shtetin se është në embargo perëndimore dhe e mendon Stambolli siç mendonte Enver Hoxha Pekinin. Nuk kupton dot asgjë.
ll.
Nga e gjithë kjo tablo absurde e menduar dhe e strukturuar si shpëtimtare për të, tregon se Edi Rama është kundër shqiptarëve, dhe kërkon t'i sundojë ata. Po kush ia ka dhënë këtë të drejtë? Vetëm çmenduria e tij.
Nga na doli ky mësues vizatimi që kërkon të sundojë me çdo mjet shqiptarët? Pse nuk ikën, kur nuk krijon dot asnjë lloj vlere në favor të zhvillimit shqiptar?
Por, si po kërkon të mbijetojë? Me të gjitha mjetet që prodhojnë gënjeshtër. Po, si mund të gjendet qoftë dhe një kryeministër në Europë që të mendojë sot si deviza makabër që kishte Enver Hoxha në kokë: "shqiptarët duhen mbajtur në varfëri ekstreme, por nën sundimin tim".
Edhe ky pafille që është sot kryeministër në Tiranë, këtë kërkon të realizojë sot, prandaj vjen vërdallë. Por dokumenti politik i Komisionit Europian ia ka mbyllur të gjitha shtigjet, dhe prandaj tani duket i trembur, sepse Komisioni Europian i ka vënë kushte. Dhe jo vetëm kaq, por dhe kushtet do vijë t'i drejtojë vetë si realizim.
Kjo i ka trembur të gjithë.
Saliu kërkon revolucion antiamerikan; gruaja e Metës i kërkon Presidentit të drejtojë shkatërrimin e Shqipërisë. Po pyetja që bëhet këtu është kjo: si mund të mbijetojë Meta, Rama dhe Berisha kur që të tre janë të identifikuar nga Uashingtoni dhe Berlini si të korruptuar që iu kanë grabitur shqiptarëve miliarda?
Atëherë këtu del ky konkluzion: për faktin që politika amerikane e ka domosdoshmëri të politikës së vet në 20 vjetët e ardhshëm aleancën me shqiptarët e Ballkanit, atëherë, për vetë gjendjen, asnjë nga këta të tre nuk mund të shpëtojë. Nuk mund të shpëtojë, sepse që të tre këta, për të shpëtuar nga forca amerikane anti-korrupsioni janë të lidhur me kundërshtarët e Amerikës. Domethënë kanë kapur fundin e tyre.
te lumte Taku por ne kerkojme fakte dhe veprime qe te shohen nga Populli i jone i varfer dhe i copetuar ne 5 shtete ..
PërgjigjuAmin O TAKU ! Në vesh tè Perëndisë për gjithçka ke shkruar TAKU. Je Fantastik si përherë Avokat dhe mos u ndal ! BJERU HAJDUTËVE TAKU
PërgjigjuAs rama as meta as sala qe jane investimi politik i shqiptareve per 30 vjet. I bie qe te vije nje protektorat i huaj.
Përgjigjute kam thone ik luj domino
Përgjigju