Donald Trump

SHBA-ja akuzon tre iranianë për hakerim të fushatës së Trump

27 Shtator, 21:01| Përditesimi: 27 Shtator, 21:13

  • Share

Departamenti i Drejtësisë amerikane, ka ngritur akuza penale kundër tre iranianëve të dyshuar për hakerimin e të dhënave nga fushata presidenciale e Donald Trump dhe shpërndarjen e informacionit të vjedhur tek organizatat mediatike.

Tre hakerët e akuzuar Masoud Jalili, Seyyed Ali Aghamiri dhe Yasar Balaghi ishin të punësuar nga Garda Revolucionare paraushtarake e Iranit dhe operacioni i tyre shënjestroi një pjesë të gjerë objektivash, duke përfshirë zyrtarë qeveritarë, anëtarë të medias dhe organizata joqeveritare, tha Departamenti i Drejtësisë.

Më 10 gusht ekipi i Trump deklaruan se iranianët kishin vjedhur dhe shpërndarë dokumente tejet të rëndësishme. Madje shumë agjenci lajmesh thanë se kishin parë informacione konfidenciale nga brenda fushatës së Trump, duke përfshirë Politico, The New York Times dhe The Washington Post, por që nuk pranuan t’i publikonin ato.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane më pas e lidhën Iranin me një hakerim të fushatës së Trump dhe me një tentativë për shkelje të fushatës Joe Biden-Kamala Harris. Sipas tyre operacioni “hack-and-dump” kishte për qëllim të krijonte mosmarrëveshje, të shfrytëzonte përçarjet brenda shoqërisë amerikane dhe potencialisht të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve që Irani i percepton si “veçanërisht të rëndësishme për sa i përket ndikimit që mund të kenë në interesat e tij të sigurisë kombëtare”, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Javën e kaluar, zyrtarët zbuluan gjithashtu se iranianët në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut dërguan emaile që përmbanin fragmente të informacionit të hakuar njerëzve të lidhur me fushatën e Bidenit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?