Policia ka vënë në pranga pedagogun e Akademisë së Sigurisë Qetësor Gurra pasi akuzohet se ka marrë 4000 euro ryshfet nga inspektori i sigurisë rrugore Dritan Lelaj, për t’i dhënë gradën e pamerituar të nënkomisarit Dritan Lelaj.
Në pranga u vu edhe edhe inspektori i policisë Dritan Lelaj nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave që ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Posaçme SPAK e cila kishte vendosur më herët arrest me burg.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme për arrestimin e tyre u mor pas hetimeve disa mujore të kryera nga SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga Kodi Penal.
Subjektet e këtij procedimi penal, në procesin e konkurimit kanë depozituar dhe përdorur dokumente të falsifikuara me qëllim përfitimin e padrejtë të pikëve në kualifikimin përfundimtar të konkurentëve. Gjatë hetimit u kryen kontrolle banesash dhe zyrash ku u sekuestruan prova materiale që dokumentojnë veprimtarinë e kundraligjshme, ndërkohë që çështja është ende në hetim nga SPAK.
'Tiranë - Sot, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në të cilin është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest me burg” për punonjësit e policisë:
- Kryekomisar Q.G., me detyrë Lektor në Fakultetin e Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë;
- Inspektor D.L., me detyrë trupë shërbimi në Njësinë e Autostradave në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, kandidat në procesin e konkurimit për gradën "Nënkomisar".
Vendimi i GJPKKO për masën e sigurimit ndaj këtyre punonjësve të policisë u mor pas hetimeve disa mujore të kryera nga Drejtoria e Hetimit të SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, në funksion të procedimit penal Nr. 382/2021 për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar përkatësisht nga nenet 245/1 dhe 186/1 i Kodit Penal.
Gjatë hetimeve të kryera në përdorim të metodave speciale, u bë e mundur të dokumentohej me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të policisë, e cila konsistonte në dhënien e premtimeve dhe kryerjen e veprimeve konkrete për të favorizuar në mënyrë të padrejtë kandidatët që konkuronin në testimin për gradën "Nënkomisar" në Akademinë e Sigurisë për vitin 2021. Subjektet e këtij procedimi penal, në procesin e konkurimit kanë depozituar dhe përdorur dokumente të fallsifikuara me qëllim përfitimin e padrejtë të pikëve në kualifikimin përfundimtar të konkurentëve.
Në funksion të hetimeve të kryera dhe të ekzekutimit të vendimeve penale të GJPKKO, u kryen kontrolle banesash, zyrash nga të cilat u sekuestruan prova materiale që dokumentojnë veprimtarinë e kundraligjshme te subjekteve. Veprimet dhe aktet proceduriale u referuan në SPAK. Hetimet vazhdojnë. SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.'- njofton SHÇBA.
eh mor Qetesor.....
PërgjigjuNa zhgenjeve Qetesor! Edhe pse e kishe hak me kohe...
Përgjigju