Shefat e Lezhës ekspozojnë në panair gatimet tradicionale ku ‘kryefjalë’ është fruti i shegës (VIDEO)

12 Nëntor, 16:55| Përditesimi: 12 Nëntor, 17:03

  • Share

Shega është fruti simbol i rajonit të Lezhës, e cila gjendet në pyje si frut i egër por dhe në plantacionet e kultivuara nga fermerët.

Ndër vite ato kanë pasuruar gastronominë e restoranteve të zonës, ndaj gatimet që kanë në përberje të tyre shegën u promovuan në një panair në qender të qytetit.

Shefat e kuzhinës Alfred Marku dhe Ndoc Shtjefni treguan se e përdorin shegen në kuzhinë që nga gatimet me mish e deri tek ëmbëlsirat. Po kështu shurupi me kete frut është i mrekullueshem.

Panairi i gastronimisë u ndërthyr me nje koncert te bukur te femijeve me veshjet tradicionale.

Në Lezhe kultivohen rreth 120 hektare shege dhe prodhimi kete vit ka qene i bollshem, por problem për fermret mbetet mungesa e tregut.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?