Tomini në Repolitix: Në javën e dytë të majit ulet kurba, deputeti Alimadhi dhe mjeku Xhaxho stabël, por në monitorim

15 Prill 2020, 21:23| Përditesimi: 15 Prill 2020, 21:52

  • Share

TIRANE-Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP u shpreh në një lidhje me 'Skype' në Repolitix në Report Tv se në javën e dytë të majit parashikon që kurba e infeksioneve të mos ketë më luhatje, por të jetë në ulje.

"Çdo gjë është parashikim. Ne kemi parashikuar që ulja e kurbës në javën e dytë të majit, mund ta kemi prezente, por gjithçka mbetet për t'u parë edhe në këndvështrimin e masave. Trendi i pozitivitetit do të fillojë të bjerë kundrejt uljeve ngritjeve tranzitore.  Kemi një qëndrueshmëri si në javën e pestë të epidemisë. Që është e pritshme, pavarësisht luhatjes nga dita në ditë. Po të shikohet, kemi një gjurmim të thelluar dhe ky tregohet me numrin total të të testuarëve në ditë, që shkon në 250 raste në ditë, në varësi të gjurmimit. Kur kemi raste pozitive kontaktet e ngushta shpesh kalojnë në raste".

Por çfarë po ndodh në Shkodër dhe në vatrën e re në Petrelë? "Në të gjitha vatrat e lokalizuara dhe jo komunitare sigurisht janë duke u hetuar. Rastet e para kërkojnë një thellim të gjurmimit. Shkodra ka pasur një ngritje dhe intensitet, kanë qenë disa vatra të vlerësuara, kjo ka bërë që trendi të vijë në rritje. Evidentimi  vatrave kërkon mobilizim maksimal. Shkodra klasifikohet më incidencën më të lartë kundrejt 100 mijë banorëve" tha Tomini.  

Megjithatë lajmi i mirë është se të shëruarit janë më shumë se personat aktivë të infektuar aktualisht. "Epidemia ka ardhur pak e butë, duke e krahasuar me vendet në Europë dhe Ballkan. Shërbimi shëndetësor nuk pati atë shtrëngimin. Kemi 48 në spitale, nuk patëm dyndje. Kemi gjysmën e hospitalizimeve të 10 ditëve më parë. 150 raste të rezultate pozitive janë vetëkarantinuar. Situata na gëzon të gjithëve, por jo maksimalisht" tha ajo.

Shefja e Inteligjencës Epidemike në ISHP u shpreh se deputeti Adriatik Alimadhi dhe mjeku Roland Xhaxho kanë dalë negativ në testin për COVID, duke shkuar drejt shërimit. Por si është gjendja e tyre tani? "Gjendja e tyre është e stabilizuar dhe në monitorim të rreptë të mjekëve është gjykimi i mjekëve nëse duhet të vijojnë terapinë pas negativizimit, por është gjykimi klinik mbi mbajtjen e pacienteve për të bërë stabilizim të të gjithë parametrave të tyre" tha ajo.

Lidhur me lehtësimin e masave, Eugena Tomini "Gjatë kësaj jave lehtësimi i masave është ndjerë, edhe lejimi i orarit më të zgjatur, shumë aktivitete kanë filluar, por masat do të shikohen në varësi të kurbës. Të gjitha masat që janë mbajtur në karantinën e theksuar duhet të vazhdojnë dhe të respektohen maksimalisht. Distancimi fizik do të jetë pjesë rutinë e jona. Është akoma herët për lehtësim të masave të tjera" përfundoi ajo.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?